Dhe vjen një kohë që studjuesi që merret me kritikën e artit, ta ndjejë veten në “rolin më të vështirë”të jetës së vetë, kur do të shohë i trishtuar , si në ekran, se i paska hyrë një “lëmi fare pa bereqet”, si një nga njerëzit më të bezdisur e të padshiruar! Mirëpo fabulisti Gjivogli, tek kuvëdoj i dëshpëruar me të,e ka gati edhe vjershën: “Ca më deshën, ca s’më deshën/ca dhe në hall më qeshën,/Ca më shanë, ca më lëvduan,/Ca të tjerë kurrë s’më kuptuan”,- herë si “armik i pashpallur” e herë si mik i dëshiruar e fort i kërkuar, por asnjëherë i paguar!
E megjithatë, pa kritikë nuk ka as teatër! Se, mbi kokat e kritikëve kanë rënë e bien “rrufetë më të mëdha”, si nga lartë, nga zyrtarët poshtë, po edhe nga vetë njerëzit e teatrit. Disa vite më vonë, pas daljes nga burgu të Luarasit, Jeros dhe Gjinit (të anatemuar direkt për sjlljen në Festiivalin Kombëtar të Teatrove të dramës “Njollat e Murme” që vetë “ZEUSI”e quajti “revizioiste”!), Mihal Luarasi,-regjisori e esteti i talentuar,njëherësh edhe pedagogu yë i mënçur,-pasi më redaktoi me kënaqësi librin monografik për Artistin e Popullit Nikolin Xhoja, do më dhuronte librin e tij (më të ri e më të fundit!) me kriitika “Kujtesa që nuk flë”, në parathënin e të cilës ai do të shkruante: “Më pat thënë një mik dikur, “po deshe që, në funeralin tënd, të vijnë njerëz, mos shkruaj më kritika për teatrin!!”. Por, nuk e dëgjova dhe nuk jam penduar për këtë. Tani nuk ka më kritikë teatrore. Mandejë, asnjë lloj kritike për artin…Ndonjë kritik i rrallë e i apasionuar, mund të shkruaj, po të dojë, por vlerën e shkrimit të tij nuk e merr…se nuk i’a japin! Ata bëjnë libra. Për të vdekurit dhe për të gjallët. Më shumë pë të vdekurit. Këto libra ndoshta lexohen prej një shumicë shqiptarësh, por nuk shfletohen prej asnjë pakice aktorësh Shqiptarë. Sepse këta të fundit, nuk shquhen si lexues librash…”
Udhë e vështirë!
Pikënisjen në këtë “Udhë të vështirë” që quhet Kritikë e kam prej pedagogëve të mi të shkëlqyer, regjisorëve Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarrasi , Ismail Hoxha, të cilët, krahas Mjeshtërisë së Aktrimit e të Regjisë në Shkollën e larë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” më dhanë orjentimi që t’i përkushtohem edhe Kritikës Teatrore. Dhe, ende pa e mbaruar këtë shkollë, shkrova artikujt e parë kritikë për shtypin periodik, si edhe botova librin: “Trokitje në Dyert e Teatrit”. Qe viti 1963 dhe, deri në vitin 2023 (pra, për 60 vite), do të kisha 16 libra për artin skenik, 14 për letërsinë e dramaturgjinë dhe 6 për publiçistikën. Ndajë edhe do të më lejohet që të themë “pesë fjalë” pengu, në ciklin fundor të jetës time,për këtë rrugëtim të gjatë, të vështirë e me plotë “pengesa”, si të isha në një “hipodrom kuajsh”, ku kam “vrapuar” me kurajo e guxim, ku jam rrëzuar , ngritur , lavdëruar, sharrë e mallkuar me qindra herë, bile edhe i “gozhduar” në kryq…!. Jo pak herë i vetmuar, thuajse i papërfillur e i papaguar!
Pedagogët e mi të nderuar, më thonin se kritika duhet të përqëndrohet në veprat më të mira teatrore, ku ke ç’të thuash, ke çfarë të analizosh e të evidentosh vlerat. Se, kritika duhet të pohoj e jo të denigroj, se lypset të rrëfejë shëmbëlltyrën e artit të vërtetë. Se asnjëherë nuk vlen dhe aq të merresh me shfaqje të dobëta, amatoreske e pa asnjë vlerë, me të cilat do bëshë vetëm “një vërë në ujë”. E megjithatë, thoshnin ata, të mos bëhesh nihilist, kritizer, që t’i dëshpërosh njerëzit që duan të ecin e që kanë në brëndësi diçka të mirë. Dhe, përfundimisht, kërkoje me ngulm artistin tek njeriu dhe anasjelltas, njeriun tek artisti. Po kështu nënvizonte edhe Stanisllavski , teoricjeni i madh rus, që vuri në skenë Dostojevskin, Çehovin, Gorkin,Gogolin, me të cilët merej edhe një kritik i madh Rus si Bjelinski, i cili e adhuronte Gogolin, po shkroi kundër tij letrën kritike më të rreptë, po njëherësh edhe më konstruktive, analitike e dashamirëse!Sepse Bjelinski e donte atë. Sipas këtyre mësimeve, bëra një analizë kritike për dramën–satirë të Dritëro Agollit “Fytyra e Dytë”, ku kritikoja me ashpërsi Artistin e Popullit Kadri Roshi, për rolin e Bektashit, me një kurajo studenti , që Ai nuk do të ma falte tërë jetën e vet..Dhe do ta pasoja me një kritikë tjetër, ndaj po nje artisti te madh , sikundër ishte Sandër Prosi në rolin e Gjeneralit të Kadaresë, që do të më kuptonte më mirë, për vetë konceptin estetik e profesional të aktrimit, rreth interpretimit të një figure thellësisht negative, kur aktori ndodhet shpirtërisht e psikologjikisht në anën e kundërt të tij.
Dhe do të delia më pas në atë fenomen që kërkoja, në përputhjen harmonike midis njeriut dhe artistit të skenës, sikundër e gjeja tek interpretimet e Artistëve të Popullit Mihal Popi, Naim Frasheri, Margarita Xhepa, Nikolin Xhoja e përsosshmërisht tek Artisti i Merituar Mihal Stefa e Artisti i Popullit Robert Ndrenika e te Nderi i Kombit Agim Qirjaqi, për të cilët kam shkruar me entusiazm katër monografi dhe dhjetë portrete studimore. Se, sado i madhë të jetë aktori, jo në të githa rolet që i do e luan,do të shkëlqejë,në përshtatje e plotë…A nuk e rrëfeu këtë gjasje, që nga katër Hamletët në “sprovën e starti” të barabart, mbeti vetëm njëri, kur që të githë ata kishin vlerat e tyre madhore?!E, kur i botova ato me paratë e “fituara” prej një pune krahu në Greqi dhe doja t’i promovoja në Teatrin Kombëtar në Tiranë, kur në atë kohë viheshin e hiqeshin në krye të këtij Institucioni të shënjtë Kombëtar drejtorë partiak, për fat të keq, njeri nga këta “biçim drejtorësh”,-sikur e kam thënë edhe herë tjetër,- nuk e gjente të llogjikshme të kryente promovimin e librave për kollosët e teatrit, që i kishin krijuar atijë edhe mundësinë e një karrikeje për të “ulur bythën”! Këtë gjë do ta realizonim shumë vjetë më vonë në Akademinë e Arteve, po edhe këtu me fare pakë studentë të interesuar, për fatin e tyre të keq e timin , kur studentët preferonin më tepër të “mërzenin” në kafenenë, aty përbri, dhe nëpër shkallaret e këtij Instituti Aktrimi, që e ka humbur së tepërmi vlerën dhe interesin, në një çorjentim absurd rreth figurës së artistit, me një vetpëlqim banal, sikur “bekimi” tu vinte nga “qiellorët”!
Ndëshkimi i përjetshëm i kritikëve!
Duke jetuar e punuar si puntor krahu (e jo si kritik teatri!) në Athinë, pas privacionesh të mëdha, shpirti prej artisti më shpuri një mbrëmje në Teatrin “Bretania” për të parë nje komedi franceze të Fendus, që intrepretohej nga tre aktorët më në zë të skenës Greke: Dhimitri Papamihailis, Andoni Kapexhopullos dhe Mimi Denisi, për të cilët shkrova një artikull enthusiast , pa e ditur fare gjuhën e tyre. Se, kur flet interpretimi i aktorit, nuk është fare nevoja që të dishë edhe gjuhën e tij! Po ajo që më bëri përshtypje është se, në një spektakël tjetër, ku do të luante në skenë Mimija e bukur dhe aktorja e madhe veterane greke, Titika Sariguli, vura re se nuk po e fillonin dot shfaqjen, sepse në rradhën e parë ishte një karrike bosh! Nuk kishte ardhur akoma kritiku i teatrit! U shtanga, u preka dhe m’u shkrehën “lotët e shpirtit”! Kisha parë të kundërtën në vendin tim, mospërfilljen, kur i kisha dhënë teatrit, letërsisë dhe admiruesve të tyre mbi 30 libra, të cilat i botoja me kursimet drastike nga paratë e një pune raskapitëse krahu në mërgim, më pas, prej pensionit tim dhe dëmshpërblimit të krryejes së burgimit të pamerituar! Kisha parë vetëm “shtigje mundimi” vuajtjesh, në vendin fqinjë, me cfilitjen e punës së rëndë të natës.
Pa u ndarë asnjëherë shpirtërisht e fizikisht me dashurinë time më të madhe:TEATRIN!Duk e getur kohën e duhur dhe “shtegun” për të shkruar “dertet e shpirtit”. Duke parë e ndjerë edhe të kundërtën, deri edhe injorimin që na bëjnë sot disa organizatorë festivalesh teatrore, ku figura e kritikut të teatrit thuajse nuk egziston aty, apo qëndron pas listës së tyre , si te ishte personazhi anekdotik”Lipe” i një skeçi të Pëllumb Kullës! Ca më keq akoma, kur një festival i tillë,bëhej për 15 vite me rradhë “në shtëpinë time” (në Sarandë) dhe më është dashur të bëjë njëmijë km. rrugë, (nga Athina në Butrint), për të parë aty dy-tri shfaqje si spaktatorë i thjeshtë, i “Përvëluar” nga ethet e ndijesia e çmëndur e kritikut të abandonuar!.. Dhe kur u bë një ballafaqim publik me artistët ukrainas që e interpetuan shfaqjen e tyre në gjuhën ruse e i’u drejtuan publikut, në fundin e spektaklit që të merrnin edhe mendimin e tyre, do të kisha fatin e lumtur të ngrihesha nga shkallaret e gurta e të flisja për ta (përms heshjtes gjigande të spektatorëve), po në gjuhën e tyre , për të pritur më pas edhe vëmëndjen, kënaqësinë, falenderimet dhe duartrokitjet e tyre. Për të hyrë, pra, si i paftuar edhe në një salIë, të nesërmen, ku duhej të flitej për shfaqjen dramës së Lorkës “Shtëpia e Bernarda Albës”nga Teatrii i Madriidit (Spanjë) dhe të ndodhte e njëjta gjë, si një sfadisfaksion emocional, për një kritik që vinte aty “inkognjito” dhe nga ana e anës! Mase kishin edhe të drejtë, se regjimi totalitar na kishte kthyer në “fantazma”! Po përse edhe tani?!
Mirëpo, do të vija re që: në ato stola të gurta, me publikë të zgjedhur, pse jo , dhe me pensjonistë të nderuar të teatrit, për t’i patur si “sfond” të festivalit të tyre dhe, asnjëherë (apo tepër rralle!), edhe kritikët e teatrit, që për fatin e mbrapsht të aktualitetit e të mungesës së perspektivës , nuk kanë mbetur më shumë se dy-tre vetë që merren me këtë punë studimore e kritike. “Oh, jo kritikët,-medojnë ata. Më mirë pa ta! Se, largëqoftë, ata shkruajnë edhe nëpër gazeta e na prishin” punë!””.
Duke shkruar 6 monografi për themeluesit e Teatrit Kombëta, për ata që vunë “gurët e themelit” në këtë “bina”të shenjtë, ndjeva se bëra edhe unë një detyrë fisnike pasjonante, pa më thënë kush, pa më paguar as shteti e as ndonjë nga familjarët e këtyre kollosëve, që kishin shpëtuar nga varfëria e tejskajshme e tyre. Ca më keq akoma: pa më falenderuar askush! A është etike dhe e moralshme, të mos egzistojë mirënjohja, qoftë edhe me një frazë të vetme (“FALEMINDERIT”!), kur tjetri harxhon rreth teje, kohën e talentin e vet për të shkruar diçka , jo të keqe për jetën tënde, kur zotrote , e mba edhe ”hudën përpjetë”?!..Apo jemi akoma tek ai personazhi i Eftimiut nga Boboshtica e Korçës,që shkroi për atë episodin komik të “vagabodit” që u hodhë në lum se”kështu ia preu mëndja” dhe tjetri u hodhë ta shpëtonte, pa marrë parasysh se mund të mbytej edhe për veten e tij?! Po është e pafalshme që t’i kushtosh atyre jetën tënde e të mbetesh nëpër zyrat e shtetit e mos të t’i “hapin” ato, sikundër më ndodhi mua, teksa shkruaja librin për “Divën Shqiptare”, Artisten e Popullit Margarita Xhepa (Nder i Kombit), kur mbeta 4 vjet tek dera e Ministrisë së Kulturës e të Bashkisë se Tiranës, kur ish titullarët e atëhershëm, i kishin premtuar artistes së devotshme të rendit demokratik se do t’i mbulonin shpenzimet e këtij libri , duke e harruar dhe artisten e madhe , edhe kritikun bashkë?! Ndërsa “Divën Shqiptare” e “pagëzuan” me këtë titull nderi grekët e sotëm , duke e duartrokitur dhe i puthur duart, pasi kishte interpretuar në skenën e tyre figuën e nënës shqiptare në balladën ballkanase për Kostandinin, “vëllan e vdekur”të Legjendës së Dorunthinës!
Mbi personalitetin e Kritikut.
Pa asnjë dyshim që edhe Kritika , si shkencë, ka edhe ajo mjeshtërinë e vet, që mvaren jo vetëm nga talenti i personit që merret me të, nga shkollimi që ka krryer, po edhe nga fusha e begatë e njohjes, nga bagazhi intelektual, nga vlerat teatrore, nga njohja e rymave të ndryshme që qarkullojnë në skenën botërore dhe nga zhvillimet e ndryshme kulturore, estetike e ato shoqëroro-politike. Kritiku duhet të jetë i përgatitur në gjithëçka nga këto që i përmëndëm, për tu imponuar në jerarkin e teatrit dhe në shoqërinë e një teatri dhe të një shteti, si personalitet. Ndryshe askush nuk t’a “vërshëllen”, nuk të dëgjon njeri me vëmëndje, të të pyes e të të përgjigjet , të të respektoj ,apo jo..! Por, me kë fletë, të lutem shumë!
Mandejë , kritiku lypset të jetë i pavaruar në bindjet e veta e në ato që shkruan. Te dijë të analizojë profesionalisht lëndën konkrete të veprave dramatike, të nterpretimeve skenike artistike nga aktorëer e regjisorët e të thotë edhe mendimin e vet të përparuar, të mbajë qëndrimin estetik të pararojës së artit. As të jetë enthusiast e qiellor e as nihilist e dërmonjës. Asnjëherë i mvarur nga ideologjia e politika e një shteti, po as nga tarafet e miqësitë që kriijohen. Po, as të mbajë ekuilibre të mesme “prestigjiatorësh”, duke mbajtur kështu qëndrimin e vet, të pa prekshëm e objektiv. Largë nga subjektivizmi i ngushtë. Ai është e duhet të mbetet vetvetja, konstruktiv, i natyrshëm e i besueshm në analizat që bënë, me interpretime të sakta, për ta ndihmuar artistin,po edhe spektatorin që shpesh e kërkon dhe që është i prirur ta dijë se ç’thonë kritikët për atë apo këtë shfaqje skenike a film artistik që del në public. Ca më tepër kur për to ka e do të ketë gjithmonë edhe diskutime, pro e kundra. Kritikut, shpesh i duhet kështu që të ndajë edhe “shapin nge sheqeri”! Por, kuja ja thua këto “broçkulla”, shurdhit, kur s’të ka kush në mëndje e as nëpër ato “listat“ e Pëllumbit!?
Kritika serioze bëhet publike, botohet edhe nëpër gazeta, revista e nëpër libra. Ndodhë, jo pak herë që nëpër gazeta botohen edhe reçensione për shfaqje skenike e filma nga persona “entusiastë” a nga “gazetarë profaëe”. Nëpër Panairet Librave gjejmë edhe libra të mira të autorëve shqiptarë, që merren me kritikën, si edhe libra biografike e memorialistikë pa hesap, libra për artistë të shquar, të shkruar nga persona që nuk e njohin aspak Mjeshtërinë e Aktrimit e të Regjisurës, duke i djegur kështu shumë monografi të artistëve të njohur. Zoti na ndihtë për më shumë kthjelltësi e fisnikëri në këtë “lëmë “ të dijes!
Dhe, pas panairesh të tillë, se nga dalin disa kritikë të rrinjë që nuk shkruajn keq, po mjerisht me ca superlativa që e bëjnë këdo të skuqet, duke e krahasuar një aktor të zakoshëm, jo pak here, me artistë të mëdhenjë botëror, me superlativa maramendëse, “veshur” me citate të panumërta, ku nuk kuptohet mirë se, deri ku arinë interpretimi i aritistit në fjalë, po edhe ay i “kritikut” e deri ku justifikohen citimet e bëra, pa përgjegjshmëri!
Dhe diçka si përfudim…
Edhe për spektaklet e teatrove, edhe për filmat, nuk rinë pa shkruar, për të mbushur faqet e gazetave të përditshme, gazetarët, po edhe media televizive, për të justifikuar egzistenëcën e një personeli, jo shumë adapt në të gjitha profilet që çoç përpiqen të thonë, në këtë “vërshim lumor” të artit mediokër e “pa doganë”! Ka një përcjellje të përhershme kështu, në mbushjen e atij “vakumi” që krijohet rëndom, nga përditshmëria e shfaqjeve dhe e filmave pa vlerë e të atyre komercialë. Po në median e shkruar e atë televizive nuk ka specialista të mirëfillt dhe ndodhë (e s’ka si mos të ndodhë!) që të krijohen artifice e spekullime të vlerave. Gazetarja a gazetari, që në pragun e një premjere, bile ende pa e parë fare spektaklin a filmin, merë kontakte të menjëhershme me aksh regjisor a aktor, dhe e përcjell në gazetë a në ekran atë ç’ka i servirin ata, me gjithë dithirambet e superlativat e tyre, të “hapit më përpara”(!), të “nivelit të lartë”(!), të “artistit të madh”(?!), të asaj apo kësaj vepre dhe këtu mbyllet gjithëçka që nuk është asgjë, që shënon”fundin e botës” a “bojatisjen e maçokut në thekër!”. Dëmi është tepër i madh në mungesën e saktë e të vërtetë të informimit e të vlerave reale, ku kritika ndaj këtyre veprave është e asgjësuar plotësisht, përmes një pasqyrimi të shtrëmbëruar të realitetit artistikë.”Rroftë antivlera!!”
E me këtë “mbyllet perdja” artificialisht, duke e përzën zërin e kritikës, për të evituar kërkesën e pagesës së honorarit për një analizë kritike që duhet paguar. Dhe këtu do të dalim më pastajë në “thembrën e Akilit”, në atë spekullim mediatik që i përcjellë kritikët profesionistë, pa e thënë shpesh fjalën e tyre dhe gjithmonë pa asnjë honorar, dhe pse ata bëjnë shkrime analitike, ndofta më të mira se ata analistë të politikës, që merren me tipa si”Babalja!” me muaj të tërë e publiku i “varfër” tmerrohet, duke i dëgjuar për të njëmijtën herë!
Po a është e drejtë kjo?! Spekullimi është i tejskajshëm. Atëhere ç’duhet bërë ?
Kritikë të anatemuar!
Edhe pse roli i kritikës është quajtur i rëndësishm, parësor, ne zhvillimin e ecurinë e mëtejshme të artit e të letërsisë, jo pak herë, si dje edhe sot, shumë prej tyre janë mënjanuar, braktisur, kritikuar, anatemuar, dënuar dhe asnjëherë të paguar për punën e tyre të mundimshme, për talentin e sakrificat e mëdha. Nuk po i përmënd emrat e kritiikëve të së djeshms, që u shuan ndërkohë, njëripastjetrit,dhe as kolegët e sotshëm që merren me kritiikën, si një pasion vetiak, po jam përqëndruar më së tëpërmi tek përvoja ime e trishtuar, kur më është dukur se “të merresh me kritikën e vërtetë, është njëlloj sikur të mbash në duart e tua një bombë që s’dihet se kur do të të pëlcasë!”.
Duke e përfunduar këtë shkrim për Rolin e Kritikës, krahas artikujve që kemi shkruar, paralelisht me punët tona për të mbijetuar si njerëz (me kohë e pa kohë), me objektivitet e subjektivitet, mirë apo keq, me entusiazm apo me ashpërsi, me tolerancë apo me inkurajime për të rinjtë apo për fillestarët që shkruajn e dalin në skenë për herë të parë, mase kemi lënë ndonjëfarë gjurme të dobishme, në këtë “arrë të lënë djerrë”, po me gjithatë diçka kemi bërë, të shtytur nga pasioni e dashuria për të bukurën që përcjellin këto “fusha , me të mbjella, herë të mbara e herë ëndrimtare, gjithsesi”, me shpirtin e mirë të çdo shqiptari të pakursyer për kombin e vet. Të bindur se kritika duhet të funksionojë, megjthatë, të lozë edhe rolin e saj të dobishëm për teatrin , filmin e spektatorët e tyre, të ndihmojë sa të mundet, në zhvillimet cilësore, për të bukurën, si kategori estetike dhe per një Teatër të Shëndetshëm Kombëtar. Para pak ditësh”hodha në internet shkrimin ”Festivalomania”, të botuar disa her (zere si të hedhur në det!) e të fiksuar edhe në libri tim të ri (që dhe ai në lum a në det do vejë!), duke e ditur edhe atë fjalën e shkruar prej të diturit Luarasi, se akush nuk ka për ta lexuar e jo më “ta paguaj!”. Mos o Zot! Aty në Dibrën e Madhe,të Republikës së Maqedonisë Veriore, dhe pse është një shtet multietnik, festivali teatror, nuk bëhej pa “tryezën e kitikëve (me Nebi Islamin, Josif Papagjonin, Miho Gjinin dhe Adriatik Kallullin,-ndjesë pastë!), aqsa një aktor i Fierit (Vasil Vaso) tha se askush nuk e bënë këtë mrekulli që aktorët të shohin e të njohin njëri-tjetrin, se “ku janë”dhe “ku kanë mbëritur”!! Po ama ai nuk do ta mësonte kurrë, se si në qytetin tij (në Manastirin e Pojanit e jo në Teatrin “Bylis”!),u zhvillua edhe një seminar i gjerë, për “Sistemin Teatror”, si projekt midis tre shteteve (Shqipërisë, Italisë e Malit të Zi), qysh para disa vitesh dhe autorit të këtyre rradhëve, që merret në gjithë jetën e vetë me kritikën e teatrit, nuk iu pagua as bileta e udhëtimit, (Athinë-Fier dhe anasjelltas!) dh jo më kumtesa e studimit me karakter shkencor. Gjthëçka, si për “manastirin”!Mjerë kritiku se ku ka katandisur! Dhe “shtrati i “Lumit të Vdekur” të Jakovit”,që jetonte e shkruante në njerën nga dhomat e këtij manastiri, po aty ka mbetur!”Mos u dëshpëro, o i Uruar,-tha Fabulisti,-e nisi të recitojë vargjet e fundit të vjershës së tij: “Eh, kështu na qënka jeta,/Me të rreme e të vërteta./Veç në jetë ka rëndësi/Të jesh të mbetesh NJERI!”
Piqeras,Himarë,më 20 shtator2023. (Publikohet me shkurtime, sipas librit tim “Dritëhijet e Skenës e të Ekranit”).
Tiranë, 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply