Po për cilin ves e ka fjalën? Për editorialin e Armand Shkullakut te Lapsi.al, ku jepen shumë argumente se Kulla po përdoret nga kryebashkiaku i Tiranës për të njollosur jo vetëm Berishën, por edhe Edi Ramën. Artikulli i Shkullakut thekson madje këtë pjesë të dytë – të njolloste firmëtarin e lejes për Kullën 68 katëshe në qendër të Tiranës, kryeministrin e Shqipërisë.
“Vesi del me shpirtin”, thotë Mbreti i Mashtrimit, Erion Veliaj. Dhe imagjino kur Veliaj akuzon për mashtrim, sa turp i vjen çdo lloj gënjeshtre. Mashtruesi është kapur me zë e me figurë ditën e 21 janarit 2011 duke lyer me bojë një demonstrues, me qëllim që të goditej qeveria e demokratëve për dhunë. Jo vetëm kaq! E ka fotografuar viktimën e tij dhe e ka shpërndarë në të gjitha mediet e kancelaritë perendimore!
Pak vite më vonë mbreti i mashtrimit, Erion Veliaj, sajoi rastin e Griselës së Roshit. Përhapi gënjeshtrën e radhës, sikur qeveria Berisha kishtë dhunuar një grua shtatëzënë, atë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, për hakmarrje ndaj humbjes së kësaj bashkie nga demokratët. E dërgoi lajmin e sajuar e të rremë kudo nëpër botë! Ai është sot në këtë post vetëm për aftësinë që ka për të mashtruar, sajuar, shpifur e gënjyer!
Dhe kryemashtruesi, ose Mbreti i Mashtrimit panshqiptar, Erion Veliaj, paska gojë të thotë se “Vesi del me shpirtin”, pikërisht për tu hequr si i virgjër në punët e mashtrimit! Zot na ruaj nga fiqiri! Se ka akoma njerëz që besojnë te mashtrues si ai!
Burimi/Facebook
Leave a Reply