Të dhënat e publikuara së fundmi nga EUROSTAT për prodhimin dhe shitjen e bukes së freskët në Europë, bëjnë të ditur se përgjatë viteve 2021 dhe 2022 vlera e këtij produkti thelbesor është rritur ndjeshëm me 13% dhe me 6%.
Në 2022 Italia rezultoi vendi me çmimin më të lartë, mbi 3.3 euro/kg.
Ndërkohe që në Shqipëri, Hungari dhe Serbi çmimet për një njësi të shitur ishte rreth 81 cent/kg.
Ekspertët flasin për një sërë komponentësh që përcaktojne çmimin aktual për një njësi buke të freskët në Shqipëri.
Sipas tyre kryesoret janë çmimi i miellit, fuqia punëtore dhe teknologjia e prodhimit.
Por a kemi sot një prodhim të garantuar në furrat e bukës?
Ekspertët thonë se ato janë brenda normave të lejuara të standarit ISO.
Sa i përket manipulimeve me gramaturën e bukës së freskët, ekspertët thonë se nevojiten kontrolle më të rrepta në mënyrë që të garantohet pesha produktit final.
Burimi/RTSH Shkodra


Leave a Reply