Sipas rrëfimit të dr. Qiriako Leshos
Këngëtaria jonë e madhe, e muzikës së lehtë, kishte mbi një muaj me ngjirje zëri. İ ishte rritur një polip në larings dhe shteti e dërgoi në Hungari për trajtim, në njërin prej spitaleve më në zë të Budapestit. Profesori Hungarez, të cilin Dr Qiriako e kishte patur pedag gjatë studimeve të larta për mjekësi, u muar rreth një muaj me këngëtaren deri në riaftësimin e plotë të zërit të saj dhe meqenëse asaj po i vonohej viza e kthimit në Atdhe, e mbajti në spitalë për të mos u sorollatur poshtë e përpjetë. Kur doktori konfirmoi shërimin e saj të plotë, ajo i dhuroi një disk me këngët e saj me muzikë të lehtë kënduar nëpër vite, në gjuhën shqipe. Kur Profesori kishte dëgjuar diskun me këngë, sidoqë nuk e kuptonte tekstin e fjalëve, ishte mahnitur me zërin melodioz të saj dhe i kishte kërkuar të asistonte si e ftuar në ditëlindjen e tij pas një jave, që do bëhej në banesën ku banonte me familien. Kur këngëtaria nxori problemin e lejes nga Ambasada Shqiptare, Profesori i nderuar e qetësoi duke i premtuar se do e bisedonte këtë punë me zotëri Ambasadorin, të cilin e kishte mik dhe ç’do gjë u rregullua. Për darkën e ditëlindjes Profesori kishte ftuar miqtë e tij ma të ngushtë dhe disa të afërmë nga rrethi familiar. Vaçen e prezantoi si shoqen e vajzës së tij, e cila po i bënte shoqëri. Pasi mbaroi darka dhe u vendosën në dhomën e kafesë, vendosi në gramafon diskun e këngëtares tonë, duke njoftuar se tani do dëgjoni një disk me këngë që nuk e kini dëgjuar kurrë më parë, por në një gjuhë që ne nuk e njohim. Kur mbaroi disku, të gjithë u ngritën në këmbë duke duartrokitur në mënyrë frenetike. -“Nga vjen ky zë si bilbil”, pyeti një mesogrua? -“Nga Ballkani”, u përgjigj Profesori! -“Atëhere l’e ta quajmë: “Bilbili i Ballkanit”, tha një mjek për karshi dhe e duartrokitën”… -Dhe tani, këtë bilbil t’a dëgjojmë “përsëgjalli”, foli Profesori: Të gjithë të pranishmit shtangën dhe po pritnin të hynte “bilbili” nga dera, kur Vaçe Zela u ngrit nga vendi i saj dhe shkoi tek një qoshe ku kishte lënë kitarën e saj me fjongo të kuqe dhe filloi të këndojë në gjuhën hungareze këngën më popullore të muzikës së lehtë në vend, për përvetësimin e së cilës kishte mbi një javë që po punonte. Reagimi qe i mahnitshëm. Duartrokitjet qenë të stuhishme dhe u ngritën të gjithë për t’a takuar me përzemërsi. Kur Profesori e prezantoi këngëtaren se ishte nga Shqipëria, të gjithë thirrën: Qendroni këtu do ju duam shumë… Por këngëtaria jonë e madhe u kthye në vendin e saj, midis popullit të saj ku kishte lindur, rritur e formuas si njeri dhe si këngëtare e pazavendësueshme…
Sfidë Në Bukuresh: Ishte koha-vazhon Dr Lesho, kur në shtetet e Europës Lindore popujt ndodheshin nën’ diktatin komunist, ndërsa në Shqipërinë tonë të vogël sundonte diktatura më e egër, që pas viteve 90 të shekullit 20 u shkërmoq e shkriu si ‘flluska e sapunit”. Shtetit diktatorial komunist shqiptar i duhej reklamimi i kulturës shqiptare dhe tek tuk dërgonte nëpër shtetet e ashtuquajtura “Demokraci Popullore” delegacione kulturore, por edhe ato nën’ mbikqyrjen e rreptë të Sigurimit të Shtetit, që konsiderohej “leva më besnike e Partisë së Punës”, e cila drejtonte me “dorë të hekurtë”… Këngëtaren tonë të madhe të muzikës së lehtë Vaçe Zela e nisën në një turne kulturor në ish Republikën Popullore Socialiste të Rumanisë. Reporteri i këngëve që do këndoheshin ishin të paraprogramuara, duke lejuar vetëm këngë popullore shqiptare dhe me përmbajtje rrevolucionare nga puna për ndërtimin e “Shoqërisë Socialiste”. Grupi i këngëtarëve shoqërohej nga tre oficerë të sigurimit të shtetit, të cilët jo vetëm do mbikqyrnin politikisht pjestarët e grupit, por edhe reporterin e këngëve që do këndosheshin. Nata e parë e koncertit, në sallën qendrore të Operas në Bukuresht, ishte e mirëorganizuar dhe publiku masiv ishte i zgjedhur. Koncertin do e hapte një këngëtare moderne, më e dëgjuara në Rumaninë e saj kohe me një këngë ritmike të suksesëshme, që kishte huajtur diçka nga hitet perëndimore. Ajo u shoqërua me ovacione nga i gjithë auditori, që kishte mbushur sallën plot e përplot. Vaçes së “shkretë” i kishin caktuar të këndonte një këngë popullore Myzeqare me titull: “Trëndelinë moj trëndelinë” që nga ritmi mund të renditej në këngët nina-nana. Pas këngës, Vaçia u ndje e ofenduar, pasi duartrokitjet e publikut u duk se ishin ngushëlluese, ajo doli nga skena pa përshëndetur, hoqi kostumin popullor dhe veshi fundin dhe bluzën e saj me qendisma, mori kitarën e saj legjendare dhe doli në skenë: Përshëndeti publikun dhe duke theksuar titullin e një kënge spanjolle të njohur në spanjisht, hapi pak këmbët si e kishte zakon dhe pasi u tund pak filloi të këndojë me zërin e saj melodioz e të butë si vetë tingujt e kitarës. Publiku fillimisht shtangu, mandejë shpërtheu në ovaacione dhe i ngritur i gjithi në këmbë këndonte duke ndjekur këngëtaren. Në mbarim të këngës Vaçia u përkul tri herë në drejtime të ndryshme në shenjë përshëndetje, i dërgoi publikut shenjën e puthjes nga larg, përshëndeti me dorë dhe pasi hodhi kitarën në sup, doli nga skena e përcjellë nga duartrokitje të stuhishme. Operativët e sigurimit u xhindosën, po Vaçia ishte e zgjuar dhe trime. Shkoi dhe i puthi të tre në faqe dhe atij kryesorit i pëshpëriti në vesh: “Tani bëni ç’farë të doni”… Të nesërmen, për turpin e shtetit, grupi u kthye në Atdhe, duke ndërprerë turneun dyjavor, në Rumani. Por Vaçia ishte Vaçe dhe nuk kishte frikë nga askush. Diktatori e çmonte dhe nuk i u ngul as edhe një gjemb në këmbë. Ajo me zërin dhe artin e saj po ecte drejt pavdekësisë, ndërsa diktatura komuniste me gjithë lakenjtë e saj, ra njëherë e përgjithmonë. Ishin fillimvitet 90-të të shekullit të kaluar…
Burimi/Facebook/Shpend Sollaku Noé


Leave a Reply