( Me pak epikë )
Ejani pra, ma thoni mua
Ku piva ujë, krua me krua
Nder oazeve, midis bjeshkëve
Prànë ogiçave edhe deshëve *
Ku hingëllinte e s’mbahej kali !
Ku ruhet Amaneti, djalë pas djali
N’ato bjeshkë e n’ato stane
Mbi Bjeliç e nder Romane *
Si aty, askund s’i gjeta
Ruhët Lahuta e Xhubleta *
N’at Kelmëndin e Prek Calit
Mbi 5 – mijë trima, shqipe malit
Si në Trojet e Vuthjànit.
Aty, krihen e lahen Zànat
Ku zbardh bora e kuqojnë thanat
Ku, bihet lahuta e çiftelia
Si askund, si n’Vëndet e mia *
Aty ku ish, Nora e Hotit
Si Shote Galica e qemotit *
Siç pat thënë, Edit Durham
Ato Troje, n’zemër i kam
Ato Vende, ato Troje
Jànë të shënjta- tjetërsoje *
Shkëmb mbi shkëmb, vigjëlojnë shqipet
Mà pranë Zotave, lart u ngjitet *
Me ua thënë si burrat, n’besë të Zotit
Trima “t’çartur” si motmotit
Jànë të besës e të burrërisë *
Faqja e bardhë e Shqiptarisë *
Veç një fjalë, dua me jua thànë
Siç jànë trimat e bijtë Vuthjanë
Për liri, janë me qindra ,
Jetën, kanë dhànë *
Jànë çuditur, krajl e mbret !
Me këtë Soj, çfarë po ngjet ?!
Si të dalë, nga flaka e zhari !
Për liri , kështu ,vdes shqiptari !
Ti dushman , mos u lodh kot !
Kur, ka lidhur besën, Grudë e Hot *
Ç’po pisket, Ai, Zhuj Selmàni
O, ju bij shqipesh, ju thërret Vatani *!
Me, 23 korrik, 2023
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.




Burimi/Facebook


Leave a Reply