(Nostalgjia e Alfonsit)
Reportazh
Atje tek Mili i Bitre, në katin e katërt të BARIT të tij në Piqeras, karshi “ngushticës së Korfuzit”, do ta gjeni çdo behar edhe Alfons Llupin, që vjen i malluar nga Çekia, prej kësaj ndijesie të jashtzakonshme, që Shekspiri e quan fare thjesht, si “Kujtim i gjërave të shkuara!”. I pëlqen të pijë atje një kafe mëngjezeve, sa shkrep dielli a një gotë verë mbrëmjeve, duke e soditur ATË, tek zhytet në det, pa e kuptuar akoma, përse i hedh sytë edhe anash, nga ajo shtëpi mbi tabor, ku ka lindur e ëma e tij , Roza e Gjiçale, e bija e Alekos që e shiti strehën prindërore, para se të ikte në Çeki, gjatë “ikjes së madhe” edhe ai, pa e marë fare ndërmënd, se si “damarët e gjakut”, po këtu do “rrihnin”, me mallin e ndezur të mëvonshëm, bile edhe me “strehën e përjetshme” diku tjetër…
“Nën gështenjat e Pragës”
Vite më vonë, kur edhe për ne të tjerët, u hapën “të gjitha udhët e jetës”dhe, as që do të ndodhte që të mos veja edhe unë atje, “Nën gështenjat e Pragës”, qoftë edhe për një vizitë të shkurtër, pasi kisha parë në skenën e Teatrit të Kryqytetit tim , në rinin time, dramën Çeke, që do të merrte befas një rëndësi thelbësore për jetë-vdekjen tonë 50 vite më vonë, duke ecur tashmë edhe “nënë gështenjat” e trotuareve të këtij vëndi, kur do stepesha i ngrirë, edhe para një varri (përbri lumit Elba!), të bashkëshortëve Gjiçali, të cilët, i kishin varret e të parëve të tyre midis qiparizave të Piqerasit, përbri burimit të Shtodhërit. Jetë-vdekja qe vendosur dhimbshëm , gjer në mosegzistencë, gjer këtu, “nën gështenjat e Nymburkut!”, jo shumë largë atyre të Pragës dhe fare pranë lumit Elba…
Po dhimbjen ta lehtësojnë pinjollët që dalin në jetë, që rriten e që e gjejnë përsëri “udhën e kthimit” të prindërve, si ky Alfonsi që vjen në Piqeras, çdo behar, bashkë me të vëllan Eusebjo,-që të dy këngëtar të muzikës moderne, me një reputacion në rritje të vazhdueshme, sa do më bënin edhe mua, spektatorin e tyre, në një koncert që dhanë atje, “nën gështenjat e fshatit Lysa-nad-Labe” , në rrethin e tyre të admiruesve, ku do të bënin pjesë edhe e ëma, Roza, me të motrën, Violetën, po edhe unë me “Arëzën“time piqerasiote. Ku edhe do të vallëzonim çkujdesur me Rozën e Gjiçale, Çapkënen e Alekos, që u dashurua e u martua në Tiranë, me të birin e një emigranteje të njëhershme Çeke..Ja që edhe jeta, vazhdoka, çkujdesshëm , si në atë vallzimin tonë…Me melodi rinore, ritmike, që të ftonte patjetër në vallëzim, edhe kur mosha thyhet njëfarsoj e këmbët e humbasin disi “elasticitetln e tyre”, po edhe me tekste poetike të qarta e prekëse, që e “pikturojnë jetën”, kur edhe ata që i rrethojnë artistët , bëhen “pjesë e tyre “!
Në rrethinat e një mbretërie e të një presidence!….
Të dyja bashkë ngjajnë si një çudi: po, ja tek janë së bashku, edhe kështjella e shek XV e Mbretit Karl IV, që e themeloi “Pragën e Vjetër” dhe që e metropolizoi përjetësisht në arkitekturën urbane dhe në tempuj e vepra të pavdeksme arti, Rudolfi i II-të dhe që kështu mbeti edhe pas 500 vitesh, që do të quhej tashmë “Praga e Artë” dhe po aty, ta kishte selinë edhe Presidenca Çeke e Havelit Rebel, e atij dramaturgu,-dikur të burgosur si antikomunist, për të cilin Alfonsi më flet me admirim, sidomos për atë kohë, kur atij i duhej të punonte si shtytës i varelave të birrës, në një Fabrikë Birre….Këtu do më sillte Llaqua, piktori i familjes tonë (të Gjiçale) , ku kisha bujtur unë dhe ku do admiroja piktorin tonë, tek pikturonte e mandej e rrethonin vizitorët e huaj për t’i blerë tarikotat e “Pragës së Artë” që ai dinte t’i pikturonte me shije të hollë, në vlerat e të dyja epokave që “kryqëzoheshin” këtu. Me rrugicat e atëhershme me kalldrëm, me kishat e panumërta, me urat me harqe e më një mori statujash që e ndajnë Pragën në dy pjesë magjepsëse. Dhe, gjatë kohës që pëllumbat e bardhë do t’i bënin shoqëri piktorit, unë do të fotografohesha këtu me veshjen, shpatën e kurorën e Mbretit Karl IV, nga fotografi ambulant, karshi telajove të Mihallaqit, si edhe do më pëlqente akoma të fotografohesha edhe me një turiste kineze a vietnameze, fare pa teklif…Për të drekuar pak me tej e më vonë, në “PRAGËN E RE”, karshi Teatrit Kombëtar , i gjithi me fasadë xhami, ku ndodhej edhe restauranti i plejadës së famshme të artistëve e shkrimtarëve Çek, ku drekonte edhe Haveli i Madh. Shoqëruar, mysafirët e Gjine, nga motrat Gjiçali …”Le ta ndjesh edhe ti veten , qoftë edhe në disa çaste, si një Mbret i një kohe të vjetër a si President i një kohe të re”,- i thashë vetes!….
Po Praga është magjepsëse edhe prej gjithçkaje që rrëfen Alfonsi, me rrugicën ku ka jetuar Franc Kafka, tek e motra e tij, si edhe me rrugicën ku ndodhet Ambasada Shqiptare, që ai e njohu në kohën e Piro Milkanit,-aq shumë i kulturuar e i dashur me ta, së toku edhe me të dy bijtë e tij, Enon e Gjergjin, që e shtonin dhe e zmadhonin nostalgjinë e tij rrjedhëse për Shqipërinë , po edhe për artin muzikor. Se “muzika është i vetmi art që ndjell nostalgjinë”,-thotë Ned Rovem. Po këtë mesazh e përcillte edhe filmi i regjisorit rus Andrej Tarkovski , që ai e xhiroi në Itali, mbi fatin tragjik të një muzikanti që dogji veten nga dëshpërimi, mu në mes të Romës! Po Alfonsi e sheh më ndryshe pasionin e vet si muzkant , po edhe si poet, duke i shkruar vet edhe tekstet e këngëve të tij! Duke lexuar me etje të pazakontë Stefan Zweigun austriak dhe brazilianin Paulo Coelho, po edhe Hashekun, Fuçikun, Kohoutin, Hrabalin, Havelin e të tjerë nga Çekia, duke mbetur, jo vetëm një “rob i së bukurës”, po edhe si një krijues optimist, ndaj jetë së sotme ende të pastabilizuar. Duke i zgjeruar,-sikundër thotë ai edhe “dritaret e shpirtit”…Por, duke arrdhur kaq shpesh edhe në Shqipëri ,-këtë here edhe me të birin e vogël 9 vjeçar nga mbrapa, Vincentin…Në fshatin e bukur të së ëmës, ai ndjen, së tepërmi, qetësinë e krijimit, notat muzikore të shpirtit, me një natyrë nostalgjike të virgjër e të mrekullueshme, që nga manastiri i Shën Marisë në afërsin qiellore, gjer poshtë, në gjirin e virgjër të “Kubovës”, ku dallgëzimi i detit qetohet dhe prehen pulëbardhat…”Jam duke kultivuar në veten time , njëlloji tjetër dashurie, si edhe duke dalur nga “guacka e kërmillit”!…”Ja,-i thotë ai të birit flokë verdhe që loz me të birin e Milit,- ky ësht fshati yt, i dashuri im! Dhe këtu do ta kemi edhe ne një shtëpi tonën”! (Náš domov)
Hitet muzikore të rrugës e të pasionit
Ai ka tiparen e një “Bohemi të rrugëve të pafundmme të botës!”: një muzikant i zakonshëm e i jashtëzakonshëm, brënda e jashtë vetvetes. Disa e marrin për “të çmëndur”, tek e shohin ashtu të veshur thjesht, me flokët e dëndura e si të pakrehura kurrë, me qëndrimin e lirë e mospërfillës, po unë që kam ndjekur me kërshëri koncertin e tij në qytetin Çek Lysa-nad-Labem (“Lysa sipër Elbës”), me grupimin e tij muzikor”Hitfakers”, do të kuptoja se këta djemë, ku përfshiheshin edhe të dy djemtë e Rozës: Alfonsi me Eusebion, të intonuar bukur si këngëtar, do ta kuptoja pse ata ishin aq të preferuar , në ato qindra koncerte sallash të vogëla, nëpër sheshe e rrugë, po edhe në kafenen e tij që ka strukturën e një kishe të vjetër, me kupolën e hershme, me libra, pentagrame e piktura moderne nëpër mure, në vëndin e ikonave, përbri një kishe katolike të vërtetë e të nderuar atje, në qytetin e tyre Nymburk…Hitet muzikore të krijuar nga vet ata, janë fryte të pasionit të tyre, pa imitime, pa rregulla strikte, pa pentagrame përpara, duke kënduar e të shoqëruar me vegla muzikore nga vet ata, që ngjajnë më tepër me impulse pasionesh rinore, në shpalosje ëndrrash, buzë Elbës që gjarpëron brënda Çekisë, si edhe në të dyja anët e Vëltavës që e ndan Pragën në dy pjesë të barabarta, nën 250 ura të arkiteturës së vjeter e të re, që mahnisin gjithë turistat që vijnë këtu, edhe nga Kina e largët Komuniste, që s’pengohen më nga “Askushi”!…
Atje, në Barin ei Milit të Bitre, në një mbrëmjenga ato përvëvëlueset e Korrikut, mundohem të mësoj “rrjedhën e ëndrrave të tij” dhe në se ka ndonjë kredo ky “artist bohem”,-i lirë, me origjinë nga Piqerasi e me një “damar gjaku” edhe nga Çekia. Për të kuptuar se nga vjen baza e nisjeve të talentit të këtij njeriu, të lindur në Tiranë më 3 gusht 1975, i cili ka kryer edhe studimet profesionale në Liceun Artistik të Tiranës, ku talenti i tij eshte drejtuar prej pedagogut Kurti,-bariton i Operas njëherësh. Nganjëherë , mjafon edhe një shkëndi për të ndezur zjarrin! Dhe , ky edukim muzikor, do ta “ndiqte” buzë Vëltavës e Elbës që frymëzoi Nolin tonë të madh…Për tu bërë më pastaj edhe producent, edhe kompozitor, edhe instrumentist , edhe aktor, edhe këngëtar i Hiteve që rinia e sotme Çeke i do e i ndjek, ashtu siç i këndojnë ata, “çamarokët e romantikës së rrugës”, bohemët e pasioneve të pafundme….që ngjajnë si brenga e ëndërrime emigrantësh!
“A kanë ndonjë filozofi këngët që bëjë unë?, -pyet ai. Nuk e di. Veçse e ndjej se arti që bëjë me pasion, është si një “filozofi e imja”, e brëndshme, e kthyer, në një pikturë të abstraguar, gjersa vjen tek tingulli, që “flë” përbrënda këtij proçesi të mëvetshëm e të natyrshëm. Dhe askush nuk na pengon që ta bëjmë kështu.Ne Jemi muzikantë të lirë, brënda ëndërrimeve tona, rrugëve të një emigrimi që nuk mbaron….”. E kjo, e pasqyruar edhe në filmin e xhiruar nga regjisorët e fakultetit të Kinemarografisë Çeke “Banger”, ku personazin kryesor do ta interpretonte po ky Alfnosi ynë, me fizionominë e tij ekspresive e plot botë shpirtërore. që do të tërhiqte edhe vëmendjen e Jurisë Ndërkombëtare të Filmit në Karlovi Vary, -i dyti pas Festivalit prestigjioz të Kanës, duke e nderur atë me njërin ndër çmimet e para!
Rikthimi tek Mëmë Shana?!
“Po, a mund të mbetem unë, gjithë jetën time ,atje, anës Elbës e të presë pa fundërisht, si e thotë Noli, ashtu i brengosur e i vrerosur?!,-vazhdon ai.- Jo! Sa më shumë që rritem e endem nëpër botë ,më kujtohet ajo “udhë e pjerët” nën ullinjë që unë e zbrisja me vrap, gjer tek mëmë Shana,- gjyshja e nënës time, që nuk jeton më , po kanë mbetur gurët e rrugës, muret, pemët dhe deti i gjërë e i pa anë përkarshi!…Një sinfoni e tërë muzikore! E nga nuk kam vajtur për të punuar: në Belgjikë,Angli, Suedi, Francë e Itali, -po frrymën e mbaj këtu, në Piqerasin tënd e timin. Se nuk ka nëpër botë një vënd a një fshat kaq të magjishëm se sa Piqerasi. Këtu është dashuria e vetë Jeta..Këtu është edhe”hija” e mëmë Shanës, të cilën vijë që ta gjëjë e nuk e gjëjë dot, po ka mbetur, mu këtu , brënda gjoksit tim”,-thotë Alfonsi, i mbytur në trishtimin që evokon nostalgjia e tij “e pandeqshme”(?!), tek dielli i skuqur si një disk i madh e i zjarrtë, është duke u zhytur në det, pas kepit të Porto Palermos….Dhe mua më trokasin “në tru”, këto fjalë të arta që nuk i mbaj mënd se ku i kam lexuar:”Kur të filloj të të mungoj, mos harro…Unë nuk ika, ti më le të largohem…”!
Po Alfonsio,-këtu sikur mblidhet përsëri edhe “lëmshi i jetës”, po kaq vetiu e pa aq dhimbshëm si me atë “largimin” tonë të detyruar e të mallkuar. Mëmë Shana nuk është më vërtetë, po ja tek jem përsëri ne, nipat e mbesat e saj, po edhe të Margaritës së Gjine që u martua me Miho Gjiçalin , gjyshin e Rozës e që e ngriti shtëpinë atje mbi tabor, në ballin e Piqerasit…E sot ti me Vincenin je mysafiri im këtu, tek “Kroi i Gjine”, në tryezën e Gjine, shtruar me gatimet e preferura piqerasiote , me “stufadhon e fammshme” të nënave tona të dikurshme, si edhe me raqin e bërë vetë….BROM!
Piqeras, më 23 korrik 2023




Burimi/Facebook


Leave a Reply