Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, vëlla e motër, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shpërthimit dhe shembjes së një godine në lagjen e Plakës, në Athinë. Sipas informacinoeve në media mes viktimave është edhe bashkëshortja e Florit, Eris Cani, ndërsa tre shqiptarët ndodheshin në kryeqytetin grek për turizëm.
Përveç tyre, viktimat e identifikuara janë Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e godinës në zonën e Plakës. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijuan punën në rrënoja, ndërsa autoritetet greke kanë bërë me dije se nuk dyshohet për persona të tjerë të mbetur nën to.
Tragjedia ka tronditur edhe komunitetin shqiptar në Greqi, pasi mes viktimave janë tre shqiptarë, mes tyre motër e vëlla.
Burimi/Facebook


Leave a Reply