Nuk jam prononcuar për emrin e ri të Ambasadës Amerikane në Tiranë!
Kam parë jo pak egzaltim shumë të ngjashëm me të perudhës së ardhjes së Yuri Kim roli i së cilës tashmë dihet e është pjesë e një historie jo pak të dhimbshme per ne shqiptarët!
Nuk jam prononcuar sepse unë kurrë nuk shpresoj tek ambasadat dhe ambasadorët pavarësisht se cilat vende përfaqësojnë ata!
Ambasadorët janë këtu si në çdo vend tjetër të botës si perfaqësues dhe mbrojtës të interesave të vendeve të tyre!
Qëllon rrallë që interesat e vendeve të tyre përputhen me interesat tona por në shumicën e rasteve, jo!
Jemi mbase i vetmi vend në botë që ju japim kaq peshë dhe vëmendje ambasadorëve të huaj! Ju vendosim mikrofonat përpara duke iu bërë atyre pyetje që i bën ata të duken si shpëtimtarë e jo vetëm kaq por të ndihen edhe si guvernatorë!
Kjo tregon mjerimin dhe mungesën e dinjitetit dhe integritetit tonë si vend e si shtet!
Përvoja jonë, të paktën ajo 36 vjeçare ka treguar se në shumicën e rasteve kur ambasadorët e huaj janë përfshirë në politikën e brendshme të Shqipërisë kanë luajtur rol negativ e deri në trauma të mëdha si ajo e 97es nga të cilat akoma nuk e kemi marrê veten.
Unë jam i vetëdijshëm se ne jemi vend i vogël por nuk ka asnjë vend në planet që i trajton ambasadorët e huaj si perëndi siç i trajtojmë ne shqiptarët.
Gjithmonë kam ëndërruar një politikë dhe Shqipëri dinjitoze që i zgjidh vetë hallet e saj e politikanët rrinë larg dyerve të ambasadave.
Ata duhen respektuar si mysafirë dhe përfaqësues të vendeve të tyre dhe kaq, por kurrë si protagonistë të politikës tonë të brendshme!
Një vend që i ka shpresat te ambasadorët është në mjerim e kur kjo ndodh pas 114 shtet lind pyetja…vallë a e meritojmë shtetin dhe pavarësinë?
Askush dhe asnjë i huaj nuk e respekton një politikë servile apo politikan servil dhe lëpirës ambasadash!
Askush dhe asnjë ambasador nuk e respekton një vend që nuk ka një minimum respekti dhe dinjiteti për vete e në shtepinë e tij!
Me ambasadoret brenda rregullave të Konventës se Vjenës diskutohen interesa të përbashkëta që janë në radhë të parë interes kombëtar e siç ndodh ne vendet me dinjitet dhe integritet!
Nuk jam për një republikë ambasadash!
Burimi/Facebook


Leave a Reply