Si mund të përmirësoni sistemin tuaj imunitar?
Sistemi juaj imunitar bën një punë të mrekullueshme duke iu mbrojtur nga sëmundjet që shkaktojnë mikroorganizmat. Por ndonjëherë dështon: Mikrobet arrijnë t’ju sëmurin. Por si mund ta rikuperoni sistemin tuaj imunitar? Cfarë të përmirësoni në dietën tuaj? Të merrni vitamina të caktuara ose preparate herbale? Të bëni ndryshime në stilin e jetesës për të pasur një sistem imunitar sa më të shëndetshëm?
Cfarë mund të bëni për të rritur sistemin imunitar?
Për të funksionuar si duhet, sistemi imunitar kërkon balancë dhe harmoni. Shkencëtarët po eksplorojnë efektet e dietës, ushtrimeve, moshës, stresit fizik dhe faktorëve të tjerë në përgjigjen imunitare, si te kafshët ashtu edhe te njerëzit. Ndërkohë, që një stil i shëndetshëm jetese është një mënyrë e mirë që sistemi juaj imunitar të shohe rezultate pozitive.
Mënyra të shëndetshme për të forcuar sistemin imunitar
Pika kyce është të zgjidhni një stil të shëndetshëm jetese. Duke ndjekur udhëzimet që ju duhen për të pasur një shëndet të mirë, ju ndihmoni sistemin imunitar që të jetë i fortë dhe i shëndetshëm. Cdo pjesë e trupit tuaj, përfshirë dhe sistemin imunitar, funksionon më mirë kur ndiqni këto udhëzime:
-Mos pini duhan
-Konsumoni një dietë të pasur në fruta dhe perime
-Ushtrohuni rregullisht
-Mbani një peshë të shëndetshme
-Nëse pini alkool, pini vetëm në moderim.
-Bëni një gjumë adekuat
-Shmangni infeksionin, duke larë duart shpesh.
-Mundohuni të minimizoni stresin
Burimi/Facebook


Leave a Reply