Nuk e di pse e kam pasur kete shpirt optimist, sido qe kam levruar 50 vjet “kritiken”. Po ku kritika per vepra arti e letersie e ku kritika per vepra ndertimtarie. Nuk me kane pelqyer kurre ata tipa qe vetem nxijne, mohojne, gjer ne vdirrje, here se ashtu vertet eshte shpirti i tyre, qe grindet dhe me rrobat e trupit te vet, here se jane militante partiake dhe syri sheh veçse zi nga ana e tejme e bregut. Se duan ta bejne ATA ate gjene e bukur. Dhe po s’e bene ata, nuk vlen…
*
Si bregas qe jam, une i gezohem zhvillimit te pritshem te tij, paçka se mbi qafen e qeverive te derisotme rendon si guri i rende i Sizifit pesha e ligjit 7501 per tokat dhe pergjithesisht problemi i mprehte i pronave. Eshte tjeter teme dhe une po i shmangem, gjithsesi… Afermendsh se fshatrat e Bregdetit jane zbrazur nga emigrimi i pashmangshem. Kjo eshte plaga e dyte e kesaj krahine, si kudo ne Shqiperi. Por emigrimi, miqte e mi, nuk eshte fatkeqesi, nuk jane baladat me lot e qurra, me pritje te dashurish gjer ne plakje, me vuajtje, dashuri te vrara “vashezash te valeve”. Ky eshte folklori, jo e verteta. Emigracioni, miqte e mi, eshte levizja globale e tregut global ne nje Shqiperi, me ne fund te hapur, pa kufinj dhe te lire. Emigracioni eshte pasuri, para’ ne xhepat e zbrazur, investim, jete me e bukur. Mos valle jetojne keq andej? Kane ikur e te tjere do ikin. Shkojne, provojne, jetojne dhe jo pak edhe kthehen. Ja qe njehere jepet jeta dhe ajo duhet jetuar. Koha e veteflijimeve dhe “heroizmave” ka mbaruar. Qe nje parzmore e ndryshkur e koheve te tjera, e vathes sociale dhe e miteve te rrejshme te nje socializmi shterp dhe egershan. Njerezit tere shekujve kane levizur drejt nje jete me te mire, me te begate. Nderhyrja e politikes duke e kthyer fenomenin ne dukuri kinse “shqiptare”, s’eshte veçse, ne rastin me te mire, nje verberi ksenofobesh, sovranistesh dhe berlloku tjeter provincial politik, ndersa ne rastin me te keq nje genjeshter e qellimte, per te ndertuar gjithsesi nje kritike a sfide per qeverine. Ju e zbrazet vendin, ju jeni tradhtare dhe brofka kesisoj. Une nuk e shoh aspak kete si tejpamje dhe koncept politik bashkekohor, ne nje Evrope dhe bote mobiliare. Po kur ia nis nje avazi ne vrimat e fyellit, padashje ai avaz te pelqen dhe ti kthehesh ne nje “çoban” politik, qe u bie shakujve te veres…
*
E pra une i gezohem ketij zhvillimi qe ka ndodhur e po ndodh me shpejtesi ne vendin tim. Kur Rruga e Kombit nuk ishte hapur ende, udhetoja per leksione ne Prishtine 12 ore dhe mberrija ne dy kryeqytetet shqiptare ne oren 6 te mengjesit. Tmerr. Lodhje dhe strapacim i jashtezakonshem. Dhe ja, erdhi çelja e kesaj rruge qe per tre ore shkoja nga Tirana ne Prishtine me makinen time ose me autobus. Nje tjeter realitet ishte krijuar tanime, pesha e mundimit te rruges ishte kthyer ne lehtesim dhe kenaqesi…
Tani, e kunderta, nje rruge nga Jugu. Teksa shkoja nga Saranda ne Tirane viteve te shkuara, rruga zgjatej e zgjatej; para viteve ’90 ajo mezi behej ne 12 ore. Beheshe telef. Me pas ajo erdhi duke u shkurtuar me rruget e reja, autostraden Tirane-Fier e me tutje drejt Gjirokastres. Ja ku u be dhe tuneli i Skerfices dhe rruga e re e Kardhiqit! Dhe nuk lodhem me si dikur, fare, per tre ore e pak prek detin. S’duhet harruar kjo, se kujtesen ne, shqiptaret, thuhet se e kemi te shkurter. Duam me shume, me shpejt. E kush nuk do? Por mos te harrojme se ku kemi qene ne raport me fqinjet tane ballkanike! Mos kemi qene gje te paret? A? Apo e harruam?!…
*
Kjo rruge e re, nga bajpasi i Vlores drejt Dukatit, prej aty ne tunelin e Llogarase e drejt e ne Palase, do te jete nje lumturi me shume per gjithe ata qe duan te shkojne fshatrave te Bregut.
Po, zoterinj, mua me ngazellen kjo zgjidhje. Mos duhet te gjeje ca kleçka e prapesi per ta nxire? Mos duhet te them “ky oligarku vodhi kaq, ky qeveritari vodhi aq”! Po le te merren organet e drejtesise me gjesende te tilla, jo une si bregas, qe me gezon syri teksa i shoh se si vepra te tilla po behen e po marrin forme, se si e lehtesojne rrugetimin tim.
*
Po, une do te doja dhe me shume te behej per vendin tim, pra dhe per jeten time, tuajen, veçse pa rene, ama, ne prehrin e te perndritshmit kalores enderrimtar, Don Kishotit. Njeriu prandaj e ka kujtesen, te ballafaqoje te djeshmen me te sotmen. E pra, dua qe rruga nga Palasa ne Sarande te behet edhe me komode sa ç’eshte, duke ndertuar ca ura me shume e duke gerryer ca hunde malesh me tej, pse jo dhe ca tunele te vegjel le te hapen neser, qe Tirane-Sarande te behej, te themi, 3 ore e gjysme… Pse, a s’do te behet valle neser? Doemos qe do te behet, por une e dua tani, t’i gezoj vete keto vite, se KORRIDORI BLU i Bashkimit Evropian do derdh ketyre aneve parate e veta, por gjer atehere j’ua bej me dore diku nga Qielli i Gjashte, se kam bere edhe ca mekate, e deri te Qielli i Shtate kam rruge per te bere.
Gezojuni zhvillimit, o njerez! Se vendi ecen, shqiptaret punojne, energjia ndertuese derdhet gjithkund, jo vetem fale qeverise dhe fuqise projektuese e administruese te saj, por fale djerses se tyre. E ku krahasohet kenaqesia e syrit tim dje me ate sot, e kudo! E ku e qas dot une gjelberimin e sotem te rruges Elbasan-Perrenjas, me tutje ate moderim te rruges se bukur te Pogradecit, ku u prishen e u zhvendosrn dhjetera e qindra lokale, shrepi. Po rruges se re te Korçes qe po behet, po autostradat e reja te veriut? Nese do te kisha fuqi ne dore, do ta nenshkruaja nenjehere nje zgjerim si autistrade rrugen Lezhe-Shkoder. Eshte urgjente te behet autostrade dhe t’i shmanget dendurise se automjeteve. Dhe per nje ore neser shkoj e pi nje kafe te Kafja e Madhe e ristrukturuar a gjetke. Po Tirane-Elbasan, 20 minuta sot, shko per qejf, tako nje mik dhe kthehu! E harruat Krraben?!
Dhe shume, e shume, e shume…
*
Ju qe minimizoni, mohoni, madje shani, uleni pak tonin, i jepni zemres hapesire bukurie, sepse ky vend eshte i yni, jo i qeveritareve. Ju qe doni te vini pas ketyre qe jane sot ne “pilafin e shtetit”, mos do jeni me te mire valle? Si perralle e vjeter me duket kjo. Duhet t’ju besoj dhe besimi nuk ndertohet permes mosbesimit. Kerkohet argument qe fjala te hedh rrenje. Le t’i shajne qeverite dhe qeveritaret sa ta zbrazin shpirtin dhe mllefin, por jo rruget. Se eshte ajo fjala e urte: “Po me uren ç’paten, xhanem?!” Por ju, le t’ju quajme “sharesit”, kur te vini ne pushtet mos ushqeni iluzionin e bukur se te tjeret nuk do t’ju shajne, ndofta do ta bejne kete ca me keq e ca me rrepte! Se aty, te pushteti, eshte sofra, bakllavaja, kjo dihet. Po une e te tjere si une s’kemi qene atje, kurre. Na ka mjaftuar puna dhe nendja jone. Une nuk e kam fjalen per ju, rishtaret e mundshem per ndonje pune shteti neser, as per ju qe jeni perplot tifo partiake, shpesh te skajshme, gjer dhe te semure etj., – eshte e drejta juaj per t’u shprehur dhe per te realizuar nje fare katarsisi. Une e kam fjalen per te TJERET, ata qe syri nuk u ka zene cipe dhe shohin – ne arsyen, kthjelltesine dhe paqen e tyre – ecurine natyrale te vendit drejt zhvillimesh e begatish qe ky komb i meriton…




Burimi/Facebook


Leave a Reply