Nga Faton Kurti, Republikanët e Kosovës
Edvin K. Rama edhe kësaj radhe gjatë vizitës së tij në Beograd, në kryeqytetin e tij të preferuar, përmbushi me bravurë kërkesat e padronit të tij Vuçiq, duke e kritikuar Kosovën dhe duke e promovuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë!
Por asnjë fjalë të vetme për të drejtat e 250.000 shqiptarëve të cilët jetojnë në Serbi!
Para disa ditësh Rama madje edhe e përmendi Kanunin e Lekë Dukagjinit për shkak se KM i Kosovës Kurti nuk e pranoi në konak!
Po të kishte lexuar Kanunin e Lekë Dukagjinit, nuk do ta bënte argatin e djallit dhe të ngrejë dolli me ish ministrin e “Kasapit të Ballkanit” Millosheviqit, duke shkelur mbi gjakun e 13.000 civilëve të masakruar shqiptarë!
Pra, gëzohu që ti ende nuk po gjykohesh sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply