Nuk është vetëm Edi Rama përgjegjës për atë çfarë ndodhi në Fushë Krujë, kur njerëzit e deputetit Rraja, djali e vëllezërit e tij me kompani, rrahën e torturuan dy persona të tjerë siç bëjnë terroristët! Ky Rraja, që më 25 prill 2021 u zgjodh deputet. E kishte guroren që asokohe. Bënte shpërthime me mina edhe atëherë. Kishtë bërë njëmijë prapësira e madje krime para asaj dite, kur shqiptarët votuan për parlamentin e ri. Ia fikte cigaren në trup të dashurës së tij. Ia vinin pistoletën në kokë në komisariat oficerit të policisë Nuhu.
Megjithatë këta që sot ankohen dhe kërcënojnë për zgjidhje me vetëgjyqësi, ata që tronditen çdo ditë e natë nga minashpërthyeset e Rrajës, të gjithë këta e votuan Rrahmanin që të zinte vend në parlamentin e faqes së zezë. Parlamenti është pasqyrë e qytetarëve. Qytetarët zgjedhin veten e tyre për t’u përfaqësuar në atë sallë. Atëherë u droguan me fjalimet linçuese të Edi Ramës kundër opozitës dhe harruan se po votonin një bandit për në tempullin e demokracisë.
Tani ankohen! Rrahman Rraja bëri gabim që e dorëzoi mandatin e deputetit. Ai është zgjedhur deputet me mandat banditi. Dhe si i tillë duhej ta përfaqësonte elektoratin e vet deri në fund, derisa t’u vijnë mendët atyre që votojnë terroristë të këtij formati, ose atyre që e japin votën nga frika apo e shesin atë! Nuk dua t’i fus viktimat në këtë kallëp. Por jam i sigurt se shumë prej atyre që sot ankohen për banditët me mandat deputeti e kanë votuar atë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply