Tek ndjek rrjetet sociale dhe shumë që komentojnë , shkruajnë pro dhe kunder qeverisë Kurti. Tek po lexoja profilin e ish – ambasadorit të Kosovës në Shkup z. Gjegj Dedaj , kupton më së miri shqetësimin që Ai ngrit , në mesazhin e tij që e hedh në rrjetin e tij facebook . Ja cfarë thotë Ai në mesazhin e tij : –
“Opozita duhët të bashkohet, për t’a shpëtuar Kosovën nga degradimi dhe izolimi i mëtejm ndërkombëtar!
Nuk duhet lejuar prishja i partneritetit me SHBA, BE, Shqipërinë dhe NATO-n, gjë e cila më së shumti i konvenon Serbisë dhe pushtetit populist të Republikës së Kosovës!” – thote ish ambasadori z. Gjergj Dedaj .
Ky është shqetesimi i një dipllomati në karrirë të gjatë, por dhe një personalitet që ka kontribur shumë për Kosovën, që në rininë e tij dhe duhet ditur që familja e tij i ka dhënë jetë njerzish Kosovës, për të ardhur kjo liri që sot disa politikanë të rinj duan të shkatërojnë atë që u fitua me shumë mund dhe me shumë gjak. Këta politikanë , duan tëprishin edhe miqësinë me Amerikët dhe me BE . Kjo është e rënde dhe e patolerueshme . Ndaj shqetësimi i ish – ambasadorit është shumë i drejtë . Fjala e tij duhet të dëgjohet nga të gjithë , ato që kanë veshë për të dëgjuar e sy për të parë .
Pregatiti – Luigj Shkodrani për redaksinë e “Alba – Dansk”
Burimi/Facebook


Leave a Reply