Një ngjarrje e rëndë ka ndodhur sot ne mesdite ku një efektiv të policise ka vrarë me armë zjarri një te huaj 20- vjeçar pasi ishte larguar me vrap nga makina që kishte vjedhur.
20-vjeçari nga Siria u vra pse u largua me vrap, nuk u vra me armë në dorë nuk rezikoi jeten e askujt.
Mediat vendase raportojë se : Një 20-vjeçar u vra nga zjarri i policisë gjatë një ndjekjeje sot pasdite të së shtunës jashtë Larisës. Sipas mediave vendase, gjithçka ka nisur kur policia ka marrë sinjalin se një makinë e vjedhur e fermës Nissan Navara, po lëvizte në autostradën Athinë-Selanik, në drejtim të Selanikut.
Një ndjekje ka nisur nga rruga në Moschohori, ku 20-vjeçari nuk ka ndaluar në asnjë sinjal të policisë. Duke kaluar Larisën, në lartësinë e Gyrtonit, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada kombëtare dhe ka bërë kthesë, pas pak është futur sërish në PATHE, duke u nisur drejt Athinës.
Pas Larisës ai u largua sërish nga autostrada, duke zgjedhur rrjetin rrugor provincial dhe duke pasur makinat e policisë që e ndiqnin pas. Më në fund ai ka braktisur mjetin e vjedhur jashtë fshatit Moschohori pasi është përplasur me një mur dhe më pas ka tentuar të arratiset në këmbë.
Sipas policisë greke (EL.AS) viktima 29-vjeçar nga Siria ka dalë nga automjeti dhe është larguar me vrap, por njëri nga efektivët, në rrethana të cilat po hetohet, ka përdorur armën duke u plagosur në brinjë. Në vendngjarje është thirrur një ambulancë, por pavarësisht përpjekjeve për reanimacion, personi ka ndërruar jetë.
Siç mësohet, siriani 20-vjeçar, ishte i dënuar për një vepër penale dhe së fundmi i liruar me kusht për trafikim të emigrantëve të paligjshëm, ndërsa në fund të qershorit të këtij viti u arrestua sërish për vjedhje automjeti dhe posedim droge.
Burimi/Facebook


Leave a Reply