Po debaton fuqimisht rrjeti për zhvillimet në Veriun e Kosovës për rrjedhojë edhe lidhur me natyrën komplekse të marrëdhënieve të shqiptarëve me Amerikën. Disa thonë, na duan fort, disa të tjerë thonë na ka tradhëtuar. Lidhur me këtë debat të madh dhe turbolent këto ditë, kam dëshirë të theksoj për vëllezërit në Kosovë dhe për ata në trojet shqiptare. Që të kuptoni Amerikën dhe marrëdhëniet me të dhe të mos habiteni më kurrë nga qëndrimet e tyre do të sygjeroja miqësisht disa hapa urgjentë:
1. Të mos mashtroni vetet dhe njerëzit sepse e majta me Amerikën nuk takon kurrë edhe sikur të aktrojnë dashuri për nevojat reciproke.
2. Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka miq, por ka interesa që i bëjnë poipujt miq.
3. Pafuqinë tonë për ta dredhur, për të ndërtuar linja paralele në marrëdhëniet ndërkombëtare sic ben Serbia dhe për të ndërtuar një Komb Sovran, nuk mund t’ia shesim Amerikës si dashuri dhe besnikëri se ata janë ustallarë dhe nuk është edhe aq e lehtë t’ua fusësh.
4. Kur bëhesh me të fortin e lagjes dhe lidh fatet e tua me të, do të shkosh edhe në parajsë me të fortin edhe në ferr me të fortin.
5. Një njeri që nuk do tokën e vet, shtetin e vet, fëmijën e vet, familjen e vet, Kombin e vet, gjuhen e vet, traditat e veta, kulturën e vet, tokën ku i ka le koka, nuk ka asnjë mundësi që të dojë Amerikën dhe ju lutem shkëputuni nga kjo hipokrizi kolektive se bëhemi qesharakë në sytë e amerikanëve se vetem i beni per te qeshur ata.
6. Clirohuni nga hipnozat e hajdutëve të trojeve tona, që kanë 30 vjet që ju ushqejnë me amerikanizma dhe vetë flirtojnë me këdo që ju jep para dhe pushtet. Ata e kanë ngritur kultin e Amerikës për nevojat e pushtetit të tyre dhe janë gati ta shesin Amerikën në sekondën që marrin garanci nga krahu tjetër dhe këtë kaubojsat e dinë mirë.
7. Amerika, shtetet dhe aleancat nuk janë dashuri, as emocion, as ndjenja, janë vetëm llogari.
8. Amerika nuk është shtet, por një biznes i madh, ka thënë një amerikan i madh.
9. E vetmja mundësi që të dukeni normalë në Amerikë, është të tregoni se jeni popull vital, i aftë për t’u organizuar dhe për të prodhuar elita intelektuale dhe politike që mbrojnë vendin e tyre. Të tjerat vetëm sa ju bëjnë qesharakë.
10. Pafuqinë tonë për të shpëtuar veten dhe për të konkuruar denjësisht në arenën e Lojës së Madhe të Kombeve nuk mund t’ia shesim Amerikës për dashuri dhe besnikëri, se nuk i hanë ata barcoleta si këto.
11. Një diplomat amerikan më ka thënë njëherë: Kreshnik, ne nuk kemi thënë kurrë që jemi Zoti, por pas Zotit menjëherë vijmë ne. Kjo do të thotë që ata janë të vendosur që Perandoria ta sundojë Planetin derisa të mundet dhe për këtë janë të gatshëm të bëjnë cdo lloj aleance, makinacioni dhe të rrafshojnë cdo pengesë që u del përpara në këtë rrugë, sepse kjo botë nuk është moral. As ka qenë ndonjëherë dhe as ka për të qenë kurrë. Kjo botë është një pyll i madh ku mbisundon fuqia dhe kush i ka dhëmbët më të mprehura. Të gjitha historitë e tjera me moral, janë mënyra për të hipnotizuar masat.
12. Rregulli më i vjetër në këtë botë është dominanca e forcës. Njerëzit e duan të fortin, anojnë nga i forti, bien në dashuri me të fortin, me të pathyeshmin, me luftarakun që lufton dhe kacafytet për të drejtat e tij. Kështu bën edhe Amerika. Kur ajo niset të kontrollojë vende, zona, krahina, popuj dhe të ndërtojë aleanca atje nuk pyet kurrë kush është më i miri në këtë vend, por pyet kush e kontrollon këtë vend. Këtë punë kanë bërë të gjitha perandoritë. Perandoritë kështu i bëjnë llogaritë.
13. E vetmja mundësi që të mos dukemi majmunë tek sytë e amerikanëve, të kinezëve, të rusëve, të turqve, të grekëve, të italianëve është ta ulërijmë me të madhe dhe me kokën lart se Shqipëria është më e rëndësishme se e gjithë bota bashkë dhe jemi gati të vdesim për të pa kaluar ne delir nacinalist fals por duke qendruar tek patriotizmi racional natural. Kjo është minuta kur Amerika dhe e gjithë bota bashkë, do të na mrrin seriozisht. Nuk mund t’i shisni Amerikes dhe ansje vendi tjeter ne bote, dicka per te cilen ata ne thelb nuk kane nevoje. Ti duhet te jesh i nevojshem per lojen dhe vetem keshtu ekziston brenda lojes. Nese nuk je apo nuk behesh dot, vendin tend e ze nje me i forte se ti, qe eshte ne gjendje ta beje dhe ta ofroje ate qe nuk e ben as e ofron dot ti dhe ketu mbyllet loja. Game Over!
Fusnote: Dashuria për shtetet në arenën ndërkombëtare, nuk është njëlloj si dashuria për një vazjë të bukur apo për një djalë simpatik, por dicka shumë më e komplikuar dhe më inteligjente se kaq!
Burimi/Facebook


Leave a Reply