Nga Lugina e Preshevës e deri në Prevezë; nga Shkupi e deri një jug të Italisë; gjithashtu, në Europë, Amerikë e jo vetëm, ka shqiptarë me të cilët merremi vesh nëpërmjet GJUHËS SHQIPE.
Shqiptarët për shak të kohëve, vendeve ku jetojnë, bindjeve politike, diferencave ekonomike, mënyrës se si e shohin historinë dhe të ardhmen janë të ndarë.
Por edhe kur nuk merremi vesh e bëjmë në SHQIP.
Gjuha është e vetmja gjë që na bashkon. Me të merremi vesh, shahemi e pajtohemi.
Pikërisht këtë gjë që kemi të përbashkët na e shkatërrojnë, po një tufë shqiptarësh me pushtet!
Dua të jem i drejtë në këtë argument. Nuk është vetëm pushteti i sotëm, por i gjithë mjedisi politik në Republikën e Shqipërisë, që as i shkon në mend të bashkojë shqiptarët dhe shqipfolësit në një projekt të madh zhvillimi.
Askush nuk ka një koncept zhvillimi e bashkëpunimi ekonomik ndërshqiptar, fjala vjen, pavarësisht vendeve ku jetojnë. Ne nuk ndajmë e as ndryshojmë kufinj shtetesh, por kemi detyrë të mbështesim njëri-tjetrin, të zhvillojmë ekonomikisht njëri-tjetrin dhe të ruajmë kulturën e traditat tona.
Këto gjëra as që i dëgjon nga politika, qeveria shqiptare jo e jo!
Debati se nga do varet Akademia e Gjuhës, është në fakt pjesë e shterpësisë politike dhe mungesës së vizionit politik.
Në shtet i përgjegjshëm do ishte sot duke zbatuar politika të zhvillimit të shqiptarëve kudo ata jetojnë dhe, jo të debatonte të varim apo jo gjuhën shqipe te Gjinushi!
Sepse ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës kombëtare shteti e ka në definicion. Dmth flasim gjithnjë për shtetin e përgjegjshëm pavarësisht rregjinit politik që e drejton.
Shqiptarët kanë nevojë të dinë që shteti i tyre nuk i lë në baltë dhe jo të shohin në lajme se po u ikën edhe gjuha, e përbashkëta e vetme e tyre.
Turp e faqja e zezë për këtë shtet, qeveri e politikë që kemi!
Çfarë prapambetje ideore ka qeveria e politika!
***
P.S. Nuk jam patriot.
E neveris patriotizmin.
Mendimi që parashtroj ka të bëjë me shtetin, shqiptarët dhe të përbashkëtën e tyre, GJUHËN.
Me nevojën për politikë krejt tjetër nga sa kemi parë deri më sot.
Ka të bëjë me një realitet që e marrim të mirqenë, por harrojmë se duhet ta përdorim për t’u zhvilluar ne vetë, gjuhën shqipe pra.
Jam për një politikë shqiptare, në gjuhën shqipe, që nuk humb kohë të gjejë nga varet gjuha e kush varet nga gjuha, por nëpërmjet gjuhës të zhhvillohen folësit e saj kudo ndodhen.
Gjuha jonë, nuk e di a është e ëmbël apo e dlirë, di që po bëhet e shtrenjtë.
Por sidoqoftë është e jona dhe duhet ta ruajmë dhe ta përdorim për tu bashkuar dhe jo ndarë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply