Tek i ndiqja mbrēmē në intervistē, gjithē qenia ime u drodh.
I përjetova me emocion çdo fjalē e tingull tē tyre tē artikuluara me aq sinqeritet, kulturē dhe edukatē.
Mē dha ndjesinē e lotēve , revoltës dhe krenarisē qē jemi popull qē kemi vuajtur shumē, por shumē ama.
U vesha me lēkurēn e tyre sesi dy vajza tē vogla 6 vjeçare , me dy prindër teper të sfilitur nga hallet dhe zhgēnjimet e njē vendi qē mendoi se pas 90 do tē hante me lugē floriri , t’i hipnin kamionit për tē shkuar nē Angli .
Dy prindër qē mbanin mbi supe përgjegjēsine nēse do ia dilnin mbanē për tē ardhmen e vajzave tē tyre.
I ati vajzave i zhytyr nē borxh për të paguar ata persona qē mashtronin me zyra fiktive për tē çuar emigrantē në Angli , Kanada etj , nē vitet mē tē egra 98, 99.
Ishin mungesa e shpreses , papunēsia, mungesa e zhvillimit qē detyroi pas 97 shqiptarët tē merrnin njē aventure kaq vdekjeprurese me kamiona apo skafe drejt Europēs apo Amerikēs .
Ato shkēlqyen nē shkollē dhe universitet.
U bēn shkencētare dhe sot ne si popull duhet tē ndihemi krenar .
Revolta qē ndjeja kur i dēgjoja ishte ndaj maskarenjēve tē politikës te te gjitha ngjyrave qē u shkaktuan këto vuajtje shqiptarēve për 30 vjet.
Kurrë nuk e kisha imagjinuar qē vendi im dhe populli im pas 90 do tē kalonte këtē kalvar dhimbjesh e vuajtje. Kurrē.
Çfarē ndryshime keni parē në vendlindjen tuaj, Patosin, kur u kthyet për ta vizituar? – e pyeti Fevziu
Dhe njëra nga vajzat me dhimbjen qē i përshkonte çdo nerv tē fytyrës ia kthen: – Asgje nuk kishte ndryshuar nē atē qytet. Ishin po të njejta gjera si para 25 vitesh.
Nēse kjo histori sakrifice , siç e kaluan prindērit e ketyre vajzave , do i kishte ndodhur njē çifti nē ditet e sotme , jam e sigurt qē do ishin ndarē menjēherē.
Prindër të admirueshēm dhe histori rrēnqethëse.
Pse kaq tē vuajtur si popull mbetēm ?
Patosi, Marinēz, Kuçovē, etj notojnē nē arin e zi ku e grabisin tē tjerët kurse populli merr përsipër riskun e vdekjes me kamiona drejt Europēs.
Burimi/Facebook


Leave a Reply