Nuk kisha ndërmend të shkruaja për manifestimin e sotëm të çeljes së fushatës nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Stadiumin Kombëtar! Por një video e realizuar nga njerëz spiunë, që nuk kanë asgjë për t’u mburrur, me karriget bosh të stadiumit më shtyu ta bëj këtë status! Fatkeqësisht këtë video e përhapën edhe disa që konsiderohen mësimdhënës ose Doktorë në Shkenca! Më erdhi keq. Jo për videon! Por se në mungesë të të qenit vetë në përmasat e këtij aktiviteti, përpiqen të deformojnë, manipulojnë dhe keqinformojnë publikun shqiptar!
Të qenit i paplotësuar, pra pamundësia për të arritur suksesin e dikujt tjetër, shpesh herë i bën njerëzit të gabojnë deri në absurditet. Dhe nëse nuk është kjo arsyeja e shtrembërimit të realitetit, atëherë të qenit i paguar, ose xheloz injorant, të shtyn të bësh manipulime si kjo! Videoja ose ishte marrë ende pa hyrë njerëzit në stadium, ose paraqet anët e stadiumit, ku as tifozët e sportit nuk ulen, sepse nuk mund ta shohin ndjeshjen si ka hije! Nejse!
Hapja e fushatës sot ishte më e mira se çdo herë tjetër në këto 32 vite demokraci. Vetëm një gjë nuk do e bëja sot – Nuk do lija të flisnin të gjithë kandidatët. Do vija të flisnin 12 kandidatët e qendrave të qarqeve, të cilët do të përfaqësonin edhe kandidatët e tjerë në atë qark. Gjithçka tjetër ishte enorm. Pjesmarrja dhe entusiazmi qenë aty. Fryma ishte thuajse e plotë. Them thuajse e plotë, sepse e di se nuk ekziston absolutja. Nëse edhe hapja e fushatës sot në stadium nuk është e arrirë, atëherë të tjerët, rivalët e opozitës së bashkuar, do të duhet të vrapojnë të fshihen diku e të mos i shohë askush. Sidomos rivalët me vulë, të cilët vetëkënaqen me (mas) tërbimin gjatë fushatës dhe një ditë pas zgjedhjeve japin dorëheqjen e padorëhequr!
Katastrofë! Të kënaqesh me dështimet imagjinare në trurin tënd e për kundërshtarin tënd me të njëjtin emër dhe të duartrokasësh batutat e Edi Ramës është poshtërsi! Poshtë ka ra katundi! Së paku mos dilni aty ku ju shohin!
Burimi/Facebook


Leave a Reply