Si sot ,, më 16 prill 1917 u themelua biblioteka e “Komisisë Letrare” në Shkodër.
Kjo bibliotekë ishte fryt i nismës të një grupi patriotësh me në krye Luigj Gurakuqin. Në krye të saj qendronte shkrimtari dhe publicisti Hil Mosi, i cili luajti një rol të rëndësishëm në procesin e krijimit të bibliotekave. Mosi ishte i pari që futi konceptin e “kopjes së detyruar”.
Si fonde të kësaj biblioteke shërbyen librat që zotëronin shtypshkronja të atyre vitetve si: “Nikaj” dhe “Zoja e Papërlyeme”, me rreth 3000 vëllime. Pas shpërndarjes së Komisisë Letrare në vitin 1918, fondi i saj kaloi në kujdestarinë e shoqërisë “Vllaznia” dhe më pas u transferua në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit. Më 10 korrik 1920 kjo Ministri themeloi Bibliotekën Kombëtare nën drejtimin e prof. Mati Logorecit. Fillimisht njihej si Biblioteka e Shtetit, ndërsa dy vite më pas mori emertesën e Bibliotekës Kombëtare.
Më poshtë, paraqitet një foto e Hil Mosit dhe një shkrim përkujtimor i Kolë Kamsit për aktivitetin letrar të Mosit.
Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply