Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare gazetari Nebil Çika, njëherësh ish-kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Burimi/BalkanWeb
Ndahet papritur nga jeta gazetari Nebil Çika, kreu i ish-të përndjekurve politikë
Një lajm i hidhur është shpërndarë sot në orët e para të mëngjesit. Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë papritur nga jeta.
Janë familjarët e tij, që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dhënë njoftimin e rëndë.“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Çika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriote dhe intelektuale nga Borshi i Bregut. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve 90-a. Vitet e fundit ai drejtor një organizatë e ish-të përndjekurve politikë. Në fillim si reporter i kronikës e më pas gazetar politik dhe botues i gazetës “Minerva”, që mbante emrin e gazetës ku shkruante Nebil Çika i vjetër, një nga intelektualët e publicistët më të njohur të fillimit të shekullit 20.
Lajmi për ikjen e parakohshme Çikës ka tronditur gjithë mjedisin mediatik, por edhe politik ku ai ishte i angazhuar. Ai ka qenë përkrahës i PD-së dhe mbronte idenë e një force politike të distancuar nga Sali Berisha.
Edhe gazeta Tema i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjareve të kolegut tonë.
Burimi/TemA


Leave a Reply