“Ndër të gjitha qytetet e Shqipnisë, mbas mendimit tim, Korça asht ajo ku frymzimi i qytetnisë oksidentale paraqitet ma haptas e jo krejt si një bimë ekzotike. Në Korçë ke fort pak rrugica (impas), e rrugët, edhe në mos qofshin gjithkund të drejta e të shtrueme, janë të krahazueme me ndërtesa, shenji që mbrendë nuk zotnon aq fort mosbesimi ndërmjet bashkëqytetasve, pra shenji që aty ka qytetní; pse qytetnia, së pari, bazohet në sociabilitet të qyteteve. Mbasandej, në Korçë gjen edhe sot asish që interesohen për të mirë të përgjithtë, kush tue ngrehë me mjete të veta a nji shkollë, a nji kishë, a ndonji sëmutore (spital), a një ndonjë bibliotekë qytetëse etj.Ka edhe shumë asish që kanë krye mësime të nalta jashtë Shqipnisë, posë se ka shumë asì të tjerësh që për punë kanë kërkue botën mbarë, e s’kanë ndejë mëshilë (mbyllur) në vend të vet, si zogu i pulës në gëzhojë të vesë. E masandej: e po ku sheh ngjeti në Shqipní arat e livadhet pa shtigje e gardhiqe, përposë se ndër rrethina të Korçës? Kjo asht, mostjetër (së paku), përshtypja që mue më ka ba qyteti i Korçës”.
(Gjergj Fishta: në Vepra letrare 10, Publicistika, artikulli: “Një udhëtim në Turqí të re”, botuar në “Hylli i Dritës”, 1932/2/3/4/612).
Përgatiti: Albert Vataj
Burimi/Facebook


Leave a Reply