Sjellim në GEGNiSHT studiouesin dhe profesorin Zef Vorf Nekaj, i lindur në Domgjon, Mirditë
Kreu shkollen fillore në konviktin “Mirdita” në Orosh,dhe “Normalen” e Elbasanit.Punoi mësues në Mirdite,Peshkopi dhe ne Kosovë ku dha kontribut ne hapjen e shkollave shqipe.Aty arrestohet,me akuza politike.
Arratiset e merr rrugën e emigrantit politik në Itali dhe SHBA.Diplomohet ne dy universitete ne Kaliforni,ku në vitin 1958 emërohet profesor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve të Huaja në Monterey të Kalifornisë.
Zef Nekaj ishte gjuhëtar, etnolog, folklorist, studiues, publicist, përkthyes.Bashkëpunëtor i organeve prestigjioze të shtypit të diaspores, si “Shejzat” e Koliqit, mons. Zef Oroshit e Gjon Sinishta etj.
Nje prej personazheve më të jashtëzakonshëm të promovimit të vlerave të shpirtit shqiptar.
Bashkëshortja e tij Dava e cila ishte bije ne Orosh,mbetet në Shqipëri kur mbyllet kufiri me Jugosllavinë.Duke e pritur deri sa ata ribashkohen si në legjenda pas 45 vitesh,sepse Zefi ishte ne listen e zeze te rregjimit!Profesori Zef Nekaj ndërroi jete në atdhe, në vitin 2003,pran nipave te tij.
Zef Nekaj asht nje nder figurat me te rendesishme te historise se Diaspores Shqiptare!
Por vazhdon te jete “i harruar” edhe pse atdheu i tij ia ka borxh nderimin institucional.
Nga Orosh Mirdite
Burimi/Facebook/Gegnisht/Denata Rroji


Leave a Reply