Grupi i famshem artistik i kosovarëve të Rrashbuellit, Durrës, i formuar mbi 60 vite me pare nga shqiptaret e Kosoves qe ishin detyruar, nga perndjekja e shovinisteve serbë, te linin vatrat e tyre ne Kosove dhe te vinin ne Durres ! Mbahet mend si nder me te shquarit kosovarë qe kishte ardhur ne ato vite dhe gjeti strehe ne shtetin ame, Qerim Uka, burre i urte e patriot i vendosur ! Por ndersa kujton grupin artistik kosovar te Rrashbuellit, e ke te pamundur te mos kujtosh dy nga kengetaret e parperseritshem, Dervish Shaqen dhe Demush Nezirin ! Me kenget historike “Kur ta ktheva Kosove shpinen / e lame bore dhe e gjetetm dimen”, apo kengen ” O feste te madhe ka sot Shqiperia !”, e cila me motivet e saj edhe sot vazhdon te jete si hymn ne trojet shqiptare, Dervish Shaqja e Demush Neziri dhe grupi qe i shoqeronte me çifteli e sharki, kane hyre lavdishem ne historine e muzikes shqiptare mbarekombetare ! Ata dhe krijimtaria e tyre jane vlera qe nuk mund te harrohen, dhe qe e meritojne te kujtohen gjithnje !



Burimi/Facebook


Leave a Reply