(Esse per dy aktore te rij, plot humor e energji)! ……..
MARIJA
(Sinceriteti asht zemra e hapun)!..
Ne teatrin e Shkodres, zhvilloheshin provat per inskenimin e komedise “Keshilli i ndrikullave” te Sheri Mites.
Rolin e ndrikullave do ta luenin aktoret Vitore Nino, Antonjeta Fishta e Tinka Kurti, ndersa roli i vajzes, qe mendohet te fejohet, ju ngarku nji prej emnave te rij te teatrit, Marije Qyrsaqit. E roli i plakushit, qe nuse pretendon te marre kete vajze, i jepet Tano Banushit.
Bashke me Marijen, kete rol è ka interpretu edhe aktorja e talentueme Anna Shala Gjini(drite paste)! Ne proven e pare, ne mizanskene, ndersa pritet ardhja e dhanderrit, Marija gjene rastesisht mi tavolinen e provave nji majmun loje prej gome. E ve ate tinezisht ne karriken e Tanos (dhanderrit pretendent)!…kur ky ulet, majmuni tingellon fi fi fi…e te qeshuna krijon!…
Marija e frikesume dhe e preme ne fytyre dhe e pendume per lojen qe bani, pret ndeshkimin e regjisorit!..
Por nuk ndodhi ashtu!….
Regjisori, Serafin Fanko, e kapi kete moment, tuej e kethy ne detaj humori, qe u ba pjese suksesi e komedise per merite te Marijes!
” Kudo ku kena dhane shfaqje, tregon ma vone ajo, (sot me banim ne Torino me bashkeshortin Bep Gargiola), jane” thy” karrikat prej te qeshunave te spektatoreve!
YMERI
( Kush deshiron te kendoje, gjithmone do ta gjej. kangen!..)
Ishte viti 1974…Periudhe e veshtire per teatrin me siguru drama te mira. Saper dramat e hueja as qe bahej fjale!
Ne teatrin “Migjeni” diskutohej te vihet ne skene, po apo jo, drama e F.Krajes, “Djeme te mbare”!..
Prej diskutanteve arrihet ne perfundim se drama ka mangesi e nuk asht e pelqyeshme !(Personazhet jane dy te rij qe bijen ne dashni, Tomori e Dana qe ne drame jane skematike!).
Regjisorja Violeta Sekuj e aktori Ymer Bala, mendojne ndryshe. Ato me kurajo e profesionalizem , marrin persiper ta vene ne skene dramen edhe pse nuk e kishte nivelin e duhun artistik!.
Ymeri propozoj, te futet gjate zhvillimit te drames, nji kange. Regjisorja e kapi idene e Ymerit dhe ashtu u ba!…
Kur u realizu shfaqja me nji nivel te mire dhe u ndoq prej shume spektatoreve, nji nder momentet e bukura te saj, kje kanga “Lule bore”(simas motiveve te kanges se njohun te kompozirorit Simon Gjoni), qe u kendu prej Tomorit (Ymeri) dhe Danes (artisttja e kangetarja Justina Alija)!
Ymer Bala sot jeton ne Amerike dhe asht aktiv ne fb.edhe sa pak (per argetim)me humor e politike.
L.L. Zurich (Chur) prill 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply