Angazhimi ynë ende nuk është në përputhje me detyrat që kemi për të avancuar statusin e kombit tonë.
Ndryshimi në mes asaj që po bëjmë për çështjen tonë dhe asaj që jemi në gjendje të bëjmë për çështjen tonë ende është shumë i madh.
Veprimi që duhet të bëjmë është që të bashkohemi në projekte kombëtare që do të thotë : të ulemi në sofra kombëtare ,përpara se të bisedojmë në tryeza kombëtare.
Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës është sot sfida më e rëndë në Kosovën e pavarur.
Sfida e dytë është që të funksionojë demokracia dhe të vendoset shteti i së drejtës.
Sfida e tretë është stabiliteti politik i cili nuk mund të krijohet pa stabilitet ekonomik.
Duhet të ndryshohen defektet e Kushtetutës :
1) Shprehja e Kosovēs si “shoqëri multietnike “
përkundër struktures etnike shqiptare dhe
demografike të popullates .
2) Tkurrja e entitetit kombëtare shqiptare me ”
heqjen dorë ose fshirjen nga kujtesa e vlerave
të trashëguar kombëtare “.
3) Ndalesa që i bëhet Kosovës, si shtet sovran ,për
bashkim me një shtet tjetër ose pjesë të një
shteti tjetër (shqipëris ) ,një qëndrim politik i
Bashkësisë Ndërkombëtare që,padyshim ,nuk do
të mund t’i qëndrojë kohës .
Deri të dita kur është Pavarësuar Kosova është një përpjekje mbarëkombëtar i gjithë Shqiptarëve si brenda trojeve etnike edhe në mërgatë.
Vetëm Dëshmoret kanë përmbyll misioni për Lirinë e Kombit Shqiptar .
Prandaj Pavarësia e Kosovës duhet konsideruar si një hap drejt Shqipëris Etnike në koordinim të ngushtë me Amerikën dhe NATO.
Gëzuar 15 vjetori i Shtetit të Republikës së Kosovës .
Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
16.02.2023


Leave a Reply