Para 10 minutave i terhoqa tek posta keto libra, të nisura dje nga Kosova ! Pasi pagova paratë, kurioziteti me shtyu ti xhveshë nga ambalazhi, kështu si i shihni në foto ! Një shfletim të shpejtë dhe, me librat nën krah, e mora rrugen e kthimit per në televizion ! Nuk zgjaten as 3 minuta dhe një i panjohur, pak më shumë se 30 vjeç në dukje, me ndaloi disi i çuditur dhe m’u drejtua:
– E di, tha, se punon në televizion…. !
– Po mirë, i them, ka ndonjë gjë të keqe të punosh në televizion !?
– Jo të keqe nuk ka, përkundrazi, por se si më dukesh me libra ne dorë …!
– Sapo i terhoqa nga posta, janë nisur dje nga Kosova, i them, më vonë i dërgoi në shtepi !
– Po nuk e kupton, më thotë, se, me të pa kështu me libra në dorë në rrugë, të vënë “kumonen” !?
– Përse, ia kthej çuditur !?
– A e din si thonë , kur të shohin me libra në dorë?Thonë se ala paskan mbetë në Shkoder idiotë, që blejnë libra !!!!!
– Desha ti them se “paske marr fund, e nuk bëhesh më”, po mirë që e mbajta vetën ! Ecja i disi i trazuar për në televizion pas këtij dialogu të pashieshëm, ndersa mendja me “bluante” etiketimin e të quajturit “idiotë” të atyre që vazhdojnë të blejnë libra ! Mos po jemi racë në zhdukje ne që blejmë libra, e nuk e kuptojmë këte ?!
Burimi/Facebook
Leave a Reply