Edhe sot i kujtoj me neveri ata politikane shqiptare qe nuk bene nje veper te hajrit per popullin e vet.
Qendruan vite te tera ne politike u fryne e u pasuruan si ne ender,bene e cfare nuk bene hoteleve e kazinove te botes,shiten mend e karshillek popullit te vet dhe sot bejne politike te madhe,rrijne mendueshem e japin prognoza per te ardhmen e rruzullit toksor.
Jane po keta qe levizjen kombetare shqiptare e bashkimin e shqiptarve e quanin arkaike,te shkuar ne kohe,folklorike e fantazmagorike.
Nuk e di a kane turp e si ndjehen sot,pas gjithe ketyre zhvillimeve ne Kosove,ne rrajon e ne krejt planetin toke.
I shkruva keto pak rrjeshta per te percjelle tek lexuesi edhe njehere,pergjegjesine e madhe qe ka patur e ka edhe sot, politika per gjendjen ku ndodhen shqiptaret e veçmas per rrezikun qe i kanoset atyre nga fqinjet.
Kjo situate eshte shoqeruar per fat te keq nga heshtja tragjike e tradicionale e Institucioneve Europiane qe shqiptarve i shesin parime e demokraci e serbeve u dhurojne perkedhelje e donacione te papara ndonjehere ne historine e vet.
Prej 25 vitesh pas luftes ne Kosove e 15 vitesh pavaresi,asnjehere nuk eshte goditur ne menyre institucionale nga Europa e Bashkuar,agresioni serb ne Kosove,dhuna e masakrat mbi nje popull te pafajshem i cili edhe me pare e historikisht ishte vrare,debuar e gjakosur pa meshire nga i njejti gjaksor.
E sot,per fat te keq,perfaqsuesit nderkombetare po i bien vetem kenges serbe me ASOCIACION,duke harruar se sa shume asociacione mund te ndertojne shqiptaret,ne serbi,greqi,mal te zi,sanxhak,maqedoni…!
Nje sjellje e tille eshte shume e hidhet e te çon ne perfundimin deshperues se shqiptaret ashtu si edhe here te tjera ne histori po perdoren si kusur ne mardheniet e lindjes me perendimin.
Ne kete situate kur shqiptaret nuk kane çfare te humbin më,politika shqiptare gjitheandej duhet ti ulin shpatat e betejes per pushtet e ta mbajne koken qe te gjithe,pa perjashtim nga Kosova.
Keto javet e fundit, çdo dite e mbase çdo ore kam ndjekur zhvillimet ne Kosove.
Me ka lene pershtypje shume te keqe qendrimi i opozites ndaj Kryeministrit Kurti.
Vone do ta harroj “nervozizmin aktoresk” te Abdixhikut dhe “arrogancen rinore”te Memli Krasniqit,ne Kuvendin e Kosoves.
Me kumbojne ne veshet e mi ende sot,pyetjet vulgare,”a je mire,cka po thue,a je mire nder mend”apo tjetra se” keto qe po na thue edhe ma rande,ne ja kemi thane nderkombetarve”pra kministri i Kosoves nuk po u thoshte zotrinjve asgje te re por thjesht po i genjente.
Nuk njihem nga afer me keto politikane te Kosoves sepse puna nuk me ka lidhur asnjehere por per diçka jam shume i sigurte se ata nuk e perjetojne me te vertete rezikun qe kalon Kosova sot,ata nuk e ndjejne se armiqte tane tradicionale kane siguruar perkrahjen e Komunitetit Nderkombetare e po ndertojne mekanizma afatgjate me te cilat do te mundin neser ta rrenojne pavaresine e Kosoves Republike.
Eshte e hidhur e shume absurde lufta e tyre per pushtet kur ne Kosove po bien tupanat e luftes te nje lufte qe se bashku do ta kemi shume veshtire ta perballojme e jo më të ndarë në copa.
Ne keto kushte do te mbeste ne historine e Kosoves nje opozite e cila do ti propozonte parlamentit ngritjen e nje KOMITETI TE SHPETIMIT KOMBETAR,ku te merrnin pjese te majte e te djathte,pozite e opozite nga te gjitha vendbanimet shqiptare ne rrajon e ne diaspore.
Perballe nje organizimi te tille do ta kishin te veshtire edhe komshinjte tane edhe lindja edhe perendimi.
Pa dashur te aludoj ne kthimin ne gjendjen e meparshme mund te them se nje popull si yni e ka provuar rrethimin,bllokaden e forma te tjera te cilat jane perdorur ne historine e tij te vjeter e te re dhe ka rrezistuar e mbijetuar.
Dy fjalet “ndaç merre ndaç lene”qe nderkombetaret i kane thene Kurtit,”partneret alternative”me te cilet ata mund te bisedojne neser jane paralajmerime ugurzeza me te cilat ata po lajmerojne hapur opinionin per vendimin qe kane marre per Kosoven.
FATKEQSISHT KRIJIMI I ASOCIACIONIT I CFAREDO FORME APO NIVELI QOFTE SHENON FILLIMIN E RRENIMIT TE PAVARESISE SE KOSOVES.
Ky veprim i perendimorve i marre me nxitim nen presionin e rusoserbise eshte nder veprimet me te pamata te mbajtura ndonjehere prej tyre qe do te kete pasoja ne te ardhmen per krejt rrajonin.
E thene pa dorashka asociacioni serb eshte nje krim ndaj Kosoves se pavarur e demokratike.
Çfare mendoj se duhet te bejme.?
1.Te reduktohet ne nivele te parrezikshme lufta per pushtet dhe ti jepet perkrahje e plote qeverise aktuale te KM/KURTI.
2Te nxiten me te gjitha format nje levizje proteste ne te kater anet e botes duke marre nen mbrojtje te plote integritetn e sovranitetin e Kosoves me sloganin qendror “JO ASOCIACIONIT SERB”,”PAQË,RECIPROCITET E DINJITET ME FQINJET.”
3.Vendim pa kthim i parlamentit te Kosoves per anulimin e marveshjeve te vitit 2013-2015 si mareveshje antikushtetuese,te pambeshtetura ne legjislacionin vendor dhe ate nderkombetar.
4.Krijimi i nje keshilli konsultativ me specialiste vendore e nderkombetar per te mbeshtetur ligjerisht vendimet qe duhen marre per te ardhmen nga qeveria e parlamenti i Kosoves.
5.Te sanksionohet ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves nje nen i vecante ku te percaktohet se askush nuk ka te drejte te firmose mareveshje me te cilat tjetersohet territori i Republikes se Kosoves se pavarur.
6.Te behen perpjekje shteruese per te ndikuar ne vendimarrjen amerikane per asociacionin.
Jo te gjithe mund te mendojne si Escobar ne senatin,Kongresin dhe qeverine amerikane.
SHERBËTORI I SERBEVE GRENELL eshte nje shembull qe te fute ne mendime…!
Gjithashtu kritika e ashper kunder Asociacionit e senatorit MENENDEZ ne debatin me Escobar flet qarte se jo te gjithe miqte tane amerikane jane pro ASOCIACIONIT SERB.
7.Te behen te gjitha perpjekjet per te fituar kohe ne pritje te kushteve me te favorshme per Kosoven.(Deshtimi rus ne Ukraine do te ishte nje fitore per Kosoven)
8.Te organizohet nje hetim i imet per te gjetur shkaqet-kushtet ne te cilat THAÇI-MUSTAFA u detyruan te firmosin marveshjet e viteve 2013-2015.
Rezultati do te ishte me shume rendesi per qendrimin e qeverise se Kosoves ne te ardhmen.
9.Te pyetet populli shqiptar i Kosoves per qendrimin qe duhet te mbaje qeveria per Asociacionin.
10.Ne bisedimet e ardheshme,ne te gjitha pa perjashtim te kerkohet adociacioni i Komunave me shumice shqiptare ne Serbi si dhe kthimi i te debuarve shqiptare ne vendbanimet e veta ne Medvegje e vendnanimet e tjera ne lugine.(Per keto kerkesa nuk ka arsye ti kerkohet mendimi nderkombetarve sepse keto qe jane sot, dukshem jane renditur pro interesave te Setbise.)
Shenim:
Ne keto refleksione jane hedhur disa teza qe do te sherbejne per nje leter te hapur qe UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE DHE KESHILLI ORGANIZATIV I KKSH do ti dergojne qeverise se Kosoves dhe Shqiperise dhe per dijeni qeverise amerikane dhe institucioneve nderkombetare.
Presim mendimet e intelektualve dhe qytetarve shqiptare te interesuar.
Respekte per te gjithe.
Dashamir Uruçi
Tirane,16 Shkurt 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply