
Dashi
Ambienti yjor do e përforcojë lidhjen ne çift gjate kësaj dite. Disa madje do jene te vendosur te fillojnë te bashkëjetojnë me partnerin. Nga ana tjetër beqaret do joshin shume, por edhe do joshen. Ka mundësi qe një pjese te fillojnë menjëherë një histori te bukur dashurie. Financat do jene te paqëndrueshme. Vendosni arsyen përpara dëshirave për te shpenzuar.
Demi
Nëse edhe sot do i rezistoni influencës negative te yjeve, do futeni ne një periudhe shume te bukur dhe te mbushur me emocione. Çdo gjë do jete me e thjeshte për ju me pas. Beqaret do jene te paduruar dhe do mendojnë vetëm si te krijojnë një lidhje. Mos u nxitoni! Yjet do iu krijojnë mundësinë ta përmirësoni buxhetin, por kjo nuk do te thotë qe ju te filloni aventura te rrezikshme.
Binjaket
Asnjë planet nuk do arrije ta prishe sot atmosferën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe komunikimi do përforcohet me tepër. Edhe dashuriçkat e beqareve do jene te favorizuara. Me ne fund zemra do ndihet mire dhe do jeni te plotësuar. Ne planin financiar do keni vonesa me hyrjen e te ardhurave dhe kjo do shkaktoje paksa panik.
Gaforrja
Jeta ne çift do jete e turbullt gjate kësaj dite. Shpeshherë do debatoni me partnerin për gjera te kota dhe nuk do bini ne te njëjtat mendime. Toleroni pak me tepër sepse duke qene se njerëzit janë te ndryshëm do kenë edhe ide te ndryshme mbi diçka. Beqaret nuk duhet te verbohen nga pasioni dhe te bëjnë gabime. Ne planin financiar mos merrni vendime te nxituara.
Luani
Kjo dite do jete mrekullueshme për ata qe janë beqare. Disa do kenë aventura pasionante dhe emocionuese, por disa te tjerë mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën. Çiftet nga ana tjetër do dashurohen si ditën e pare. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do i bëni me shume maturi dhe kujdes shpenzimet.
Virgjeresha
Nen ndikimin e Jupiterit do e ndryshoni sjelljen tuaj sot ne te mire te lidhjes qe keni krijuar. Edhe ata qe kane pasur debate dhe zënka te forta do ia kalojnë me se miri. Beqaret me shume gjasa do kenë një takim interesant i cili do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe te mos tundoheni nga objektet luksoze.
Peshorja
Priten momente te nxehta dhe mjaft pasionante gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo minute dhe mundohuni t’i shprehni sa me shume ndjenjat. Edhe për beqaret konfigurimi i yjeve do jete pozitiv. Dilni sa me shume neper takime dhe do gjeni atë qe keni ëndërruar. Ne planin financiar do iu jepet një mundësi shume e mire për ta stabilizuar situatën. Shfrytëzojeni!
Akrepi
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, duke filluar qe sot gjerat do fillojnë te bëhen me serioze ndërmjet jush. Nuk do mendoni me vetëm për te kaluar disa momente te këndshme, por do filloni te programoni një te ardhme se bashku. Beqaret do jene inteligjente dhe do e dine mire çfarë te zgjedhin. Ne planin financiar do bëni shpenzime marramendëse dhe do keni tronditje.
Shigjetari
Me pak durim dhe vullnet mund ta përmirësoni ndjeshëm sot lidhjen tuaj ne çift. Do afroheni me tepër me atë qe keni ne krah dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat do jene delikate, por probleme shume te mëdha nuk do ketë. Investimet e rëndësishme duhen shtyre për me vone.
Bricjapi
Dashuria për çiftet do jete me e mire sesa ju mendonit. Do shkëmbeni ide për gjithçka dhe do thurni ëndrra se bashku. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri dhe te ndërmarrin rreziqe nëse duan te gjejnë personin e duhur. Gjithçka është me e bukur kur ndodh ngadalë dhe ne kohen e duhur. Miqtë do jene një mbështetje e forte për ju sot ne planin financiar. Nuk priten probleme.
Ujori
Dite e favorshme dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ia kaloni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i harroni te gjitha debatet qe keni pasur kohet e fundit. Për beqaret do ketë deklarata te forta dashurie. Mos thoni as “po” as “jo”, por mendohuni mire. Nëse e teproni me shpenzimet do keni probleme te mëdha financiare. Shmangni larjet e borxheve.
Peshqit
Bëhuni me joshëse sot për atë qe keni ne krah ne mënyrë qe ai te dashurohet serish me ju dhe mos e ketë mendjen askund tjetër. Ju mund te arrini ta bëni këtë. Beqaret nuk do bëjnë asgjë, por papritur do përballen me një person joshës dhe mjaft inteligjent. Njiheni me mire. Buxheti duhet menaxhuar me kujdes dhe maturi. Vetëm ne këtë mënyrë do ruani qëndrueshmërinë.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply