Djemtë e fshatit i sëmure
Me bukurinë që verbon
Ata sytë e tu si deti
Asnjëherë nuk i haroj !
*
Faqet si molla e kuqe
Beli si unaze floriri
Flokët e verdha mbi vithe
Të gjitha si xhevairi.
*
Kembe e vithe mes këputur
Më tërbove me ato sandalle
Tak e tuk nëpër rrugicë
Me ato lajka sorkadhe !
*
Vetullat mbi sytë e bukur
Qerpikët të gjatë halë
Si krahë të dallandyshes
Lart e poshtë nëpër mëhallë.
*
S’kishe mbushur shtatëmëdhjetë
Kur të stolisën si nuse
More burrin me pozitë
Porsi Yll moj shamikuqe…
*
Djemtë e fshatit të përcollnë
Dhe lotët në sy u ngrinë
Si të lane të tradhëtoje
Ata djem aqë të mire ?
*
Se asnjë nuk dashurove
Kur mbaje hundën përpjetë
Por ç’e do një fund të hidhur
Gjete si e deshe vetë.
*
Pozita e burit që zgjodhe
Ishte fare për pak kohë
Dhe kur ra ai nga fiku…
Ty më fjete me gjitonë….!
*
Mirë ja bëre atij burri
Edhe gruas së gjitonit
Në shpirt pate tradhëtinë
E mallëkuara e JONIT !
Pjp
Prill 2013
Per”Alba – Dansk” shkodrani
Leave a Reply