Njëri prej burrave që i mbijetoj kalvarit të vuajtjeve nëpër burgjet dhe kampet e diktaturës.
E takoja shpesh tek Piaca, aty ishte “zyra” e tij, aty shkruante sonetat e tij të mrekullueshme. Aty i takonte miqtë, shokët, bashkëvuajtësit dhe të afërmit.
E kam takuar për herë të parë atëherë kur ishte kryetar i Partisë Demokratike në Elbasan, kisha dëgjuar për burgosjet e gjata, për qëndresën dhe integritetin e tij të lartë, na lidhte edhe pasioni për poezinë dhe letërsinë.
Më pas e kam takuar në zyrat e shoqatës Vatra në NewJork ku i ndritshmi Agim Karagjozi, kryetari i atëhershëm i Vatrës i kishte dhënë një dhomë ku Urani jetonte dhe krijonte .
Atë kohë Urani punonte edhe për gazetën Dielli gazeta historike e shqiptarëve të AMERIKËS.
Kur e takoja tek Piano Bar ashtu të veshur shik me kostum të zi, këmishën e bardhë si bora, kollaren e zezë dhe cilindrin klasik më kujtonte Lordët anglez apo fisnikët shqiptarë të mesjetës.
Gjithmonë e gjeja duke shkruar sonetat e tij, të cilat i lexonte me zë të lartë, i rishkruante, i rilexonte po me zë të lartë, deri sa kënaqej me tekstin final të cilat më pas i shkruante në telefonin e tij dhe i shpërndante në FB.
Tash mjeshtri i sonetave është bashkuar me poetët e gjithësisë, por kujtimi i tij jeton ndër ne dhe ne e kujtojm gjithmonë si njeri të fortë, si poet të brishtë, si njeri të rezistencës dhe dashurisë njerëzore.
Burimi/Facebook


Leave a Reply