Sami Repishti u lind ne vitin 1925, ne qytetin e Shkodres, ku kreu studimet e para, dhe te mesmet ne Liceun “At Gjergj Fishta”. Ne vitet 1942-43 ndoqi studimet ne Universitetin e Firenze-s(Itali), Fakulteti i Letersise dhe Filozofise, por u detyrua ti nderpres ato. Gjate viteve te pushtimit te huaj (1939-44), u aktivizua me levizjen e rezistences, per antaresim partiak. Qe ne vitin 1945 kundershtoi vendosjen e Rregjimit Komunist ne Shqiperi. Ne vitin 1946 arrestohet dhe pas 14 muajsh torture u denua me 15 vite burgim dhe pune te rende, nga te cilat ka kryer 10 vite. Lirohet nga burgu ne vitin 1956, ne vitin 1959 arratiset duke u larguar nga Shqipria dhe vendoset ne ishe Jugosllavi, ne vitin 1961 policia Jugosllave e dergon ne kampin e refugjateve ne Kroaci, prej andej vendoset ne Itali ne nje tjeter kamp refugjatesh dhe ne vitin 1962 emigron ne SH. B. A. Para se te fidhoj karieren si akademik ne SH. B. A. Sami Repishti ka punuar si nepunes ne Seksionin e Rindertimit te Shkodres(1945-46), Ka punuar si nepunes u Statistikes ne Zagreb(Kroaci), ne Itali si perkthyes i Konsullates Amerikane ne Napoli e Rome. Gjate qenderimit ne kampin e refugjateve te Capua-s, ka dhene mesim frangjisht per refugjatet, qe merguan ne Belgjike. Me vendosjen ne SH. B. A. per 15 viteve i eshte perkushtuar studimeve. Ne SH. B. A. u punesua prane nje kompanie amerikane ne Wall Street, dhe ne vitet 1966-1991, si profesor i frengjishtes dhe italishtes prane liceut Malverne, te N. Y, njekohesisht ne vitet 1975-1979, ka dhene mesime si pedagog i jashtem prane Universitetit Adelphi, N. Y. Qe nga viti 1975-1991 ka sherbyer si kryetar i departamentit te gjuheve te huaja per shkollat e qytetit Malverne, ne N. Y.
Gjate viteve 1976-1991, ka qene edhe kordinatot i programit te studimeve te avancuara Lice – Universitet prane prane Adelphi University, dhe ne vitet 1975-77 si asidtent prof. i frengjishtes. Ne vitin 1991, Sami Repishti del ne pension, te cilin vazhdon ta gezoj ende, por pa e ndalur veprimtarin e tij, prej akademiku vecanarisht keto kohe per shkak edhe te shendetit, ka dhene nje kontribut te vyer me shkrimet dhe studimet e tij, ne disa media te shkruara shqiptare ne SH. B. A. Duhet vene ne dukje fakti se Sami Repishti eshte djali i Hafiz Ibrahim Repishtit, njerit nga atdhetaret e devotshem te qytetit te Shkodres, politikan, demokrat nje burr i nderuar e nje nga Hoxhet me te shquar te qytetit, i cili studimet universitare i pati kryer ne turqi, luftoi me arme ne dore ne vitin 1912-13, ne mbrojtje te Shkodres. Ne vitet 1920-24, u radhit ne krah te opozites demokratike, me grupin “Ora e Maleve”, ne vitin 1923 zgjidhet perfaqesues i Shkodres si antar i asambles kushtetuese e me vone deputet i opozites fanoliste. Me ardhjen e Ahmet Zogut ne fuqi, Hafiz Ibrahim Reposhti denohet me vdekje. dhe u detyrua qe te kaloj ne ilegalitet, me pas internohet ne Shijak, si armik i monarkise. Vdiq ne vitin 1943, viktime e keqtrajtimit nga policia fashiste italiane, duke lene gruan me gjashte femije njeri prej te cileve Sami Repishti. Edhe gjyshi i Sami Repishtit, Haxhi Jusuf Repishti ishte njeri me kulture te gjere dhe me bibliotek te pasur ne shtepi, krahas veprimtaris fetare ai shquhej edhe per ate kombetare, ai ishte nje nder firmetaret e Memorandumit te 13 Qershorit 1878, derguar Kryeministerit britanik Lord Disraeli, ne Kongresin e Berlinit per mbrojtjen e trojeve Shqiptare. Eshte kryetar i Komisionit per financimin e forcave te Lidhjes se Prizerenit, Dega Shkoder, qe luftonin per mbrojtjen e tokave shqiptare te Plaves, Gucise, Hotit e Grudes, nga ushtrite e Malit te Zi.
“Zani i Malsise”
Burimi/Facebook


Leave a Reply