– Kur vdes e qeshura e fëminisë –
Lexoj se ka ndërruar jetë befas aktori Robert Kamani, i njohur në Teatrin e Estradës sē Lushnjës, jetonte prej vitesh nē SHBA dhe ishte kthyer nē atdhe siç vinte në vizitat e tij të herë pas hershme, pa menduar se kjo do tē ishte dhe e fundit… Trishtimi e ktheu dhe tek unē tani, nē Lushnjën tonē të dikurshme.
Ndoshta në skenën e fëminisë, sido që të ketë qenë ajo, ne jemi më të mirët se kudo tjetër, në ëndrrën ku dhe ëndërrohet më pastër. Mbase është ashtu siç thuhet se fëminia është dhe atdheu ynë. Atëhere me Bertin jemi dy herë bashkatdhetarë. Do kemi dëshiruar njëlloj si fëmijë. Kujtoj që atij i pëlqenin imitimet, recitimet humoristike, të luante sa asgjë tjetër. Dolëm dhe në skenat tona të vogla, në Shtëpinë e Pionierit apo nē estradēn e shkollës, që e ngritëm po vetë. Berti bënte për të qeshur jo vetëm spektatorët, por dhe ata që luanin me atë, sa ndodhte që skeçi nuk vazhdohej dot më tej prej të qeshurave kolektive.
Në rrugë, fëmijë më të vegjël se ne, e ndalnin Bertin dhe i thoshin: më bëj një herë per të qeshur!
Sa prekëse më duket sot! Çfarë kërkese e madhe! Të duash gëzimin, ta kërkosh me shpresën se një tjetër dhe mundet të ta japë… Kur jeta nuk do të ishte ashtu.
Gjithsesi, edhe pse Berti nuk do të shkonte në universitet, por ushtar, atë si talent do ta merrte Estrada e Ushtarit në kryeqytet.
Atë që i thoshin me naivitet dikur: më bëj një herë për të qeshur, Berti e mbajti fjalën, po bënte për të qeshur gjithë qytetin e tij, ishte aty për t’u bërë aktor profesionist i Teatrit të Estrades së Lushnjës. Do të më kërkonte dhe mua t’i shkruaja ndonjë monolog, se e donte një të tillë në çdo premierë, më godiste besimi i tij, shkak që t’ia shkruaja patjetēr: ai i veshur me njě kostum prej gazetash, i çshoqërizuar nga shoqëria si njeriu-propagandë, apo herē tjetẽr lutja që t’i vinte njẽ karrige zyre nga lart dhe ajo nga qielli i binte mbi kokë, etj, i interpretonte shkëlqyer, por ndodhte që t’ia hiqnin nē provēn gjenerale pikërisht ata lart, të karriges, tē Komitetit të Partisë. E kush mund të guxonte të kundërshtonte? E cili ishte krijuar për humnerat e brengave?
…Dhe erdhi koha për mua ta shoh Bertin në kulmin e tij si aktor në ekranin e televizorit, por nē burg. Qeshja si një i burgosur siç qeshet pas një pune të rëndë në minierat e ferrit dhe i gēzohesha suksesit të tij ashtu si dhe të fqinjit të pallatit tim, Luan Manahasës që ishte bërë këngëtar i estradës, me këngë të kompozuara nga fqinjit tjetër, Edmond Doko, i bërë muzikant në po këtë estradë, me tekste tē poetit Bujar Xhaferri, libretistit po i saj, mik imi…
Kur u ktheva, e qeshura e fëminisë, ashtu si vetë fëminia, ishte tretur në ajrin e trishtuar të Lushnjës…
Unë kisha munguar dhe nuk di shumë për Bertin – aktor profesionist estrade. Thjesht solla një emocion timin, jam i prekur…
Më pas ndryshimet e mëdha na ndryshuan të gjithëve, bashkë me atdheun që u hap e u shpërndamë si zogjtë e korbit, siç thuhet. Berti la skenën dhe, edhe ai, mori udhën e mërgimit dhe u vendos në SHBA. Po sa herë vinte në Shqipëri, na kërkonte, i kthehej në metaforën e atdheut të fëminisë, pëlqente po ato poezi, po rimonte dhe vetë, dukej i gëzuar. i gëzohej dhe suksesit të shokëve dhe… Perdja ra. Shfaqja mbaroi.
Ndjej trishtimet e ikjes. Dhe qetësinë që lë pas. Mendoj për to, pa druajtje, nuk mundem më si fëmijë…
Visar


Burimi/Facebook


Leave a Reply