Dashi
Përfitoni, nga pozicioni favorizues i Marsit, Afërditës dhe Hënës, për të organizuar më mirë ditët në planin e punës edhe atë sentimental.
Demi
Duket se deri tani gjërat ecnin shumë mirë, por ja që mjafton një shkujdesje e vogël nga ana juaj për të komplikuar edhe ato më të thjeshtat.
Binjakët
Edhe pse situata në sferën e punës duket se është në përmirësim, akoma nuk e keni kaluar “stuhinë”. Duhet të bëni lëvizje të matura.
Gaforrja
Në vështirësitë dhe problemet që iu kanë dalë në raportet ndërpersonale, sidomos në ato me partnerin, ka “dorë” edhe Hëna “xheloze”.
Luani
Me gjithë karakterin tuaj disi të fortë dhe ndonjë gabim hera-herës, në përgjithësi ata që ju qëndrojnë pranë kanë filluar vërtet t’ju çmojnë.
Virgjëresha
Është një moment jo shumë i mirë për ju, por në saj të aftësive tuaja për të dalë me zgjuarsi nga situata, edhe kësaj radhe do t’ia dilni mbanë.
Peshorja
Shumë premtime keni marrë, por skepticizmi juaj është i tillë që nuk ju le të entuziazmoheni aq kollaj nga fjalët e bukura, dhe bëni shumë mirë.
Akrepi
Kuadri yjor i paqëndrueshëm, me Marsin në një orbitë të paqëndrueshme, ju bën të jeni në dilemë e mos zgjidhni dot mes dy alternativave.
Shigjetari
Nganjëherë duket sikur keni aftësinë për të ndërlikuar gjërat më të thjeshta, duke i prishur punë vetes kur objektivi duket fare pranë.
Bricjapi
Nëse doni të ruani qetësinë shpirtërore, edhe kur Hëna jua trazon, mënyra më e mirë është t’i merrni gjërat qetë, pa i dramatizuar problemet.
Ujori
Pas shumë përplasjesh e situatash të vështira, sidomos në raportet ndërpersonale, duket se në qiellin tuaj po rikthehet ngadalë kthjelltësia.
Peshqit
Edhe pse duket se jeni pranë finishit, kujdes sepse Hëna mund t’ju shtyjë të veproni në mënyrë impulsive e të komplikoni gjithçka.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply