Dashamir Uruçi, organizuesi i protestës që u zhvillua këtë të martë para ambasadës serbe në Tiranë tha se qeveria shqiptare duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha Shqipëria duhet të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë.
“Mendoj se një nga pengesat e një kontributi direkt është edhe Ballkani i Hapur. Jam pro bashkëpunimit ekonomik me shtete kufitare por bashkëpunimi ynë me Serbinë duhet të jetë më i kushtëzuar. Përsa kohë Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, punon të ç’njohë republikën e Kosovës, mendoj se qeveria shqiptare duhet ta rrisë presionin në këtë fushë. Për sa kohë ndodhet në një lidhje të tillë siç është Ballkani i Hapur kontributi është i reduktuar”- tha ai.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply