Partia Civile është një forcë e re politike, e cila në ideologjinë e saj ka ndryshimin rrënjësor të mentalitetit dhe këndvështrimit, kthimit dhe njohjes së vlerave njerëzore. Është koha për evolucion dhe ndërtimin e një epoke të re, që do të preki jetët tona çdo ditë. Ne jemi të rinj plot ide, pasion, vullnet dhe mendojmë që ajo çka nuk është vlerësuar deri tani nga gjithë politikat e mëparshme është pikërisht vlera njerëzore, pasuria më e madhe dhe e paçmuar deri më sot.
Ajo çka ne duam të sjellim është njohja e vlerave reale të historisë së lashtë të popullit shqiptar, në Ballkan si ka ndikuar historia jonë në shekuj në popujt fqinj dhe më gjerë, vlera të cilat janë anashkaluar dhe lënë në hije ose edhe janë zhdukur.
Ne jemi për një bashkim të trojeve shqiptare dhe kthim të identitetit shqiptar në Ballkan.
Partia Civile ose partia e qytetarëve, zëri i tyre i cili ka vite që është jo më i ngjirur, por i mekur, ne jemi për ta, ne do t’a ndërtojmë Shqipërinë bashkë me ta, për të ndezur ato shpresa dhe dëshira që kanë kohë që janë zhdukur. Ne do të kthejmë ato vlera që kanë kohë që nuk janë me nga qeverisjet handikape të deri mëtanishme,por kjo është një rrugë e vështirë e gjatë dhe plot me të papritur.
Shqipëria është i vetmi vend ballkanik ku elitat drejtuese mbeten të njëjta qysh nga koha e ndryshimit të regjimit më 1990. Nëse në partitë politike shqiptare në dhjetë vjetët e ardhshëm nuk ndodh natyrshëm zëvendësimi i lidershipeve atëherë të paktën në këtë pikë është e sigurt se Shqipëria do t’u ngjajë regjimeve autokratike te Lindjes se Mesme që u rrëzuan apo vijojnë të rrëzohen me dhunë.
Gjithsesi faktori themelor i dobësimit të shtetit në Shqipëri ka të bëjë me deformimin e sistemit politik. Ka të bëjë me një demokraci të dobët, fasadë dhe jo funksionuese. Duket qartë se kemi hyrë në një rreth vicioz, ku demokracia e dobët ushqen shtetin e dobët dhe ku shteti i dobët riciklon një demokraci të dobët. Cila është rrugëdalja?
Ndryshimi Total i konceptit të shtetit, departizimi i shtetit është hapi i parë që partitë politike shqiptare duhet të ndërmarrin bazuar në një konsensus politik të gjerë. Një ‘Pakt për shtetin” duhet të garantojë ndarjen e shtetit nga partia, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një burokracie shtetërore, e cila nuk bazohet te fryma dhe struktura klienteliste, klanore, fisnore, por te kushtetuta, ligji, procedurat, dokumentet, kontratat, konkurrenca. Gjithashtu mos bashkëpunimi i Partisë Civile me politikat e vjetra, të cilat kanë qëllim të mbushin xhepin dhe jo te rrisin cilësinë tonë të jetës, është një nga strategjitë tona të politikbërjes.
Transformimi politik, ekonomik dhe social i Shqipërisë gjatë njëzet vjetëve të fundit është mbështetur mjaft në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Përparimi i mëtejshëm i Shqipërisë s’ka se si të ndodhë pa kontributin e politikës së jashtme dhe përgjithësisht të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndonëse përparimi dhe suksesi në punët e jashtme të Shqipërisë do të varet nga suksesi në punët e brendshme, është e nevojshme rishqyrtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë duke filluar me vendet ballkanike, por jo vetëm rishqyrtimi i marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë me Kosovën, Serbinë, Maqedoninë. Në mënyrë të veçantë është i nevojshëm rishqyrtimi i marrëdhënieve me dy fqinjët – shtete kufitare të BE-së, Italinë dhe Greqinë, në mënyrë të veçantë me këtë të fundit. Shqipëria nuk duket të ketë një politikë ballkanike dhe duket se ka ndrojtje, në mos frikë, ta ketë një politikë të jashtme në Ballkan. Bashkëpunimi rajonal në Ballkan është i dështuar ose së paku nuk mund të jetë i suksesshëm nëse më së pari nuk ka marrëdhënieve të shëndosha midis shteteve (ne nivelin bilateral). Shqipëria gjithmonë ka pretenduar një rol konstruktiv në Ballkan, çka ka nënkuptuar një mbështetje aktive të politikave perëndimore në Ballkan. Ndjekja e një kursi të kundërt me këtë më së shumti ka qenë një shqetësim i hamendësuar i Perëndimit se sa një gjasë reale për të ndodhur.
Partia Civile do të jetë ajo e cila do të mbështesë partitë shqiptare në Ballkan, për të rritur forcën e faktorit shqiptar në Ballkan.
Zhvillimi i mendimit kritik në debatin dhe vendimmarrjen për çështje të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare do të sjellë demokratizimin e politikes së jashtme, të procesit vendimmarrës dhe për rrjedhojë edhe ndryshime pozitive.
*pjesë e grupit nismëtar të Partisë Civile
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani



Leave a Reply