Durrës- Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Kënetës, në qytetin e Durrësit.Gruaja ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin, 36-vjeçar pas një debati të fortë.
Nga hetimet paraprake, burime policore bëjnë me dije se ka pasur konfikt mes bashkëshortëve Përparim dhe Aurora Zaçellari. Në grindje e sipër gruaja ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar me 4 plumba,burrin e saj.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia ka nisur ndaluar bashkëshorten për të marrë në pyetje për shkaqet e zënies që përfundoi në konflikt me armë.
Burime nga Polica e Durrësit bëjnë me dije se 36-vjeçari ushtronte dhune ndaj bashkëshortes. Gjatë dëshmisë së saj në polici, Aurora ka pranuar krimin teksa ka rrëfyer se burri i saj ushtronte dhunë sistematike ndaj saj.
/Shekulli Online/Përgatiti: A.Zh/
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply