Në këtë natë të Ditës së Madhe të solidaritetit, urojmë që të jenë në Parajsë të gjithë Ata që nuk i kemi në mesin tonë dhe nesër nuk do t’i kemi në drekën e begatshme për këtë ditë, urojmë që mëshira e Zotit të jetë mbi shpirtërat e Tyre, urojmë që të jenë mirë e ardhëshin mirë vëllezërit dhe motrat tona nga Diaspora, e gjejnë familjet mirë e kan ku të vinë e pastë kush t’i presë, urojmë që t’i hapim zemrat ndaj njeri-tjetrit dhe ta duam sa më shumë njeri-tjetrin, urojmë që t’i hapim zemrat edhe ndaj skamnorëve që kanë nevojë për ne, urojmë të duhemi sa më shumë vetëm e vetëm që ta gëzojmë të mirën e dërguar nga Zoti por edhe t’u përballojmë sfidave që na vinë e na dalin para, ta kemi sabrin e burrave dhe telorancën vëllazërore sepse vetëm të këtillë do t’i gëzojmë këtë festë të Kurban bajramit së bashku, vetëm të bashkuar jemi të pathyeshëm.
Kurban Bajrami thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë çdo ditë, jo vetëm në festë.
Thirrja më e madhe në këtë festë është që të kujdesemi për jetimat, skamnorët dhe të pambrojturit.
Qofshi të lumtur gjithmonë e në harmoni me familjet tuaja!
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së Fatmir Reçica
Burimi/Facebook


Leave a Reply