
Këshilla për të arritur atë që pret prej kohësh, ta bësh atë të bjerë brenda me ty, ashtu si ti vetë
1.Ji vetvetja!
Rregulli fillestar për ta bërë atë të bjerë në dashuri me ty është të jesh vetvetja dhe pse në fillim të historive ne shtiremi si një person më i mirë seç jemi. Ai do e kuptojë këtë në çastin kur do lodhesh së u shtiruri si gruaja e ëndrrave të tij dhe do fillosh të jesh vetvetja. Çfarë do ndodhë atëherë? Atij mund të mos i pëlqejë ajo që do shohë, do ndihet i tradhtuar dhe me shumë gjasa do largohet prej teje. Fundja fare, ti ke aq respekt për veten sa të mendosh se do të dojë për atë që je, apo jo?
2.Trego vetëbesim!
Nuk mjafton që thjesht të jesh vetvetja. Duhet edhe të kesh besim te vetja. Shumë gra mbeten single për shkak të vlerësimit të ulët që kanë për veten. Përpiquni të kujtoni ndonjë vajzë që njihni e cila nuk është e bukur, por mendon se mund të ketë çdo burrë që do dhe ia del. Filozofia e femrave me vetëbesim është: nuk ka rëndësi pamja, rëndësi ka ajo që ti mendon për veten tënde. Ia vlen ta provosh (pa u bërë qesharake sigurisht), sepse funksionon!
Apo ti je shumë e ndrojtur dhe nuk di si ta promovosh veten. Ja një këshillë për t’u mbajtur në kujtesë: mendo cilat janë pikat e tua të forta. Ke sens humori? Përdore! Djemtë e pëlqejnë po aq sa femrat!
3 Mos e kalo masën!
Kur të pëlqen dikush dhe do doje që dhe ai të të pëlqente ty, është shumë e thjeshtë të bësh figurë qesharake. Mos u bëj as shumë e zhurmshme, as e padukshme, mos qesh kot, mos thuaj çdo gjë që të kalon në mendje. Kjo ndodh zakonisht kur je shumë në ankth se çfarë do mendojë ai për ty: nuk ka pse të futesh në stres. Thjesht merre qetë, merr frymë thellë dhe sillu sikur ai të ishte një nga shokët e tu.
4 Duku bukur!
Përshtypjet e para janë gjithmonë të rëndësishme. Jo se të tjerat nuk kanë rëndësi, por nëse dukesh bukur sa herë ai të sheh, gjërat do i kesh më të thjeshta.
Nëse je një nga ato vajza që nuk ia kanë haberin nga grimi dhe mezi dallojnë ndryshimin ndërmjet korrektorit dhe kremitpudër, lëre fatin e fytyrës tënde në duart e shoqeve dhe kutive të grimit! Ato do e vënë në pah bukurinë që të ka falur Zoti!
5 Ji miqësore: qesh dhe bëji komplimente
Hapi i parë që ta bësh një djalë të të pëlqejë është t’i afrohesh atij. Kush mund t’i rezistonte shoqërisë së një fytyre miqësore dhe të qeshur?
E keni vënë re se dhe pse burrat na komplimentojnë shumë, ne nuk bëjmë të njëjtën gjë? Ndryshoje këtë gjë. Thuaji sa i pashëm duket. Ai do e kuptojë që ti e pëlqen (ki parasysh që shumicën e herëve, djemtë nuk e kanë idenë që ti mund t’I pëlqesh ata). Shkrimtari Jean Giraudoux thotë rreth komplimentave: “Po të shohësh një grua që ndiqet nga një shpurë admiruesish nuk është se ata mendojnë se ajo është e bukur, por ajo u ka thënë atyre që janë të bukur”.
6 Vëru veshin djemve!
Nuk po themi se të gjithë meshkujt janë njëlloj, apo që ata e shohin botën njëlloj, por është gjithmonë me vlerë të marrësh ca këshilla të mira nga djemtë. Pyeti miqtë e tu nëse të dashurat e tyre thonë apo bëjnë diçka që ata e pëlqejnë shumë, ose e urrejnë. Dhe kur mëson gabimet e zakonshme që bëjnë vajzat në takime apo në lidhje, përpiqu t’i shmangësh!
7 Bëj të vështirën!
Ky është një truk i vjetër që nuk del kurrë nga moda! Bëje xheloz, mos iu përgjigj në telefon dhe mos u trego gjithmonë e gatshme për të. Dil me djem të tjerë; lëri atij të mendojë se ti ke shumë admirues. Meshkujt janë kompetitiv nga natyra, kështu që ai do luftojë për të pasur vëmendjen tënde. Dhe sapo ta bëjë, do pyes veten: “Pse jam xheloz? Jam vërtet i interesuar për atë vajzë?”. Duhet ta dish se i ke fituar zemrën.
8 Luaj në fushën tënde!
Ftoje në shtëpi për një çaj ose një film. Do ndiheshe shumë rehat po ta takoje në shtëpinë tënde. Mund të bësh shumë gjëra brenda shtëpisë. Për më tepër, mund ta ftosh edhe për të dalë me miqtë e tu. Ata janë njerëzit që dinë të bëjnë të dukesh edhe më interesante se sa ai mendon tani për tani se ti je! Ata janë të karikuar për të thënë diçka të këndshme apo për të treguar histori shumë të bukura rreth teje.
9 Njihe atë.
Për t’i hyrë në zemër, duhet të hysh në fillim në mendjen e tij. Zbuloje çfarë tipi është. Pyet njerëzit që e njohin për të mësuar çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen. Është avantazh nëse ke gjëra të përbashkëta. Ndoshta dëgjoni të dy të njëjtën muzikë, ose ju pëlqen të dyve pokeri. Përfito nga informacioni që do marrësh. Sfidoje në një lojë letrash ose fillo një bisedë rreth grupeve që pëlqeni të dy.
10 Njih miqtë e tij!
Për t’i pëlqyer atij, përpiqu t’u pëlqesh miqve të tij në fillim. Për meshkujt, miqësia është shumë e rëndësishme. Merre të mirëqenë që ai ka besim në mendimet e miqve dhe ndjek këshillat e tyre. Nëse ka diçka që e ndikon atë, ata janë miqtë…sepse për mamanë është ende herët. Kështu, sa më shpejt t’i njohësh dhe t’u hysh në zemër atyre, më shumë mundësi ke të lidhesh me të!
Mapo.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply