
Molla e sherrit
si mbrrijti tek ne…?
na e gjujtën…
apo na e shitën
të tjer’t…?!
kjo dhe s’ka randsi
u vërsulën turmat
si në gjah
për pre?!
nuk duen fakir‘t
ta humbin ket mundsi
k’shtu e pati ngranë
dhe Adami i shkret
mollën e ndalume
kur i i besoi kot
brinjës së vet!
mandej u ba me nishan
dhe molla i mbeti n’fyt
falë zotit qi su mbyt?!
Por tani kjo mollë
erdhi nga Azia
mbjellun e rritun
n’kopshte si Turkia
kopshtar’t…
shqiptar’t vetë
do truthar t’mjerë
ose mercenarë?!
qi për vete s’kan nder
apo qi, veç
ship dinë t’flasin
t’etshëm e t’zellshëm
gjithçka ta zhvasin
e nuk u bahet vonë
as për histori
as për njerëzi
as për krenari
alibi kanë miqsinë?
pranojn poshtërsinë !
se mos na idhnohet
veç babadovleti…!?
paçka se neve
na u tjetersojka mileti?!
Po, thoni ore ju…!
që guxoni me shkru
se nuk pranon
shqiptari i vërtetë
veten për me e ul
n’at shkallë me e përkul
sa ta mohoj vetveten
dhe për qefin e dikuj
ta falsifikoj t’vërtetën
pra,diçkafit qi ka vdekun
xhenazja s’i mxhallet ma
ndër shiptarë t’denjë
kjo punë s’ka ba vaki
edhe tani s’ka për me ba!
madje xhaku i pastër
s’ngjizet, s’bahet uj
por damar’t i ngreh
edhe dejt e vet i mbush
nuk lejon qi nderin
t’ ja shkele kurrkush.
© Kasam ShAQIRVELA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply