Janë plotë 18 shqiptarë fakirë, S. Kërbizi, A. Petraj, E. Kalemaj, A. Kastrati, D. Dervishi, E. Llana, F. Meçaj, K. Delaj, K. Dautaj, H. Rudaj, V. Policia, F. Demaj, L. Shehu, A. Llajaj, M. Ziflaj, K. Lalaj, N. Lamaj, A. Meçorapaj, M. Beta, F. Runaj, S. Dukaj, B. Brahaj.
SPAK e ka rregjistruar proçedimin penal kundër tyre në vitin 2019. Në vitin 2022, pasi ka bërë me mijra përgjime dhe ka krijuar një “mal” dosje e letra, i kërkon Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’u jepet këtyre 18 personave masa e sigurimit “arrest me burg”! Pas 3 vjetëve kërkohet masa e arrestit!!!
Në fakt këta persona janë hetuar, janë gjykuar dhe janë dënuar nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Përmet për mbajtje të lëndëve narkotike, kanabis, dhe janë duke e përfunduar dënimin.
SPAK, meqënëse “i zgjidhi” problemet e rënda të korrupsionit të lartë shtetëror dhe nuk ka me çfarë të merret, i kërkon GJKKO arrestimin për herë të dytë të këtyre 18 personave, dmth arrestim mbi arrestim dhe thotë që këta persona janë treshe treshe “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe duhen dënuar rishtaz (gjëja e gjykuar ka vdekur te drejtësia shqiptare).
GJKKO, dhe konkretisht Gjyqtarja e Apelit Daniela Shirka, në vend që t’ia përplaste në fytyrë SPAK-t këtë qëndrim dhe veprim antiligjor, antihuman dhe çnjerëzor, bëhet “notere” dhe e miraton këtë vendimarrje haptaz të kundërligjëshme.
Për SPAK dhe për Gjykatën Speciale, qytetarët e këtij vendi janë armiq të shtetit. SPAK dhe bishti i keq i saj GJKKO, me që janë “me shtetin”, godasin pa mëshirë qytetarët shqiptarë “armiq të shtetit”.
Tashmë mbi kokën e këtyre 18 qytetarëve të varfër shqiptarë, veç burgimit që bënë, do t’u shtohet edhe 5 vjet burg fiks mbi dënimin e parë që morën për kababisin, pasi neni 334 i Kodit Penal, antikushtetues domosdo, e parashikon këtë masakër…
Këta 18 persona të ndarë në 6 treshe janë “grupi i strukturar kriminal”?!! Këta janë korrupsioni i lartë politik, shtetëror dhe të pandëshkueshmit prej 33 vjetësh në këtë vende?!
Gjykoni vet me çfarë duhet të merret SPAK dhe GJKKO dhe me çfarë merret…
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply