Kujtime:
Tek po zbrisnim nga autoburgu e po na numëronin përsëri përbrënda rrethimit me tela gjëmbash e karakollesh, u sajua menjëherë edhe turma kureshtare e të burgosurve me kapota të murme ushtarësh, përmbi uniformave me vilare dalëboje. Thëllimi e erërave të vjeshtës, trazohej me tymnajën gjigande të rafinerisë së naftës atje poshtë e sytë e zbehtë të atyre kufomave mezi shquheshin. Ne prisnim të na hiqnin “unazat e hekurta” ndër kyçet e duarve, si edhe urdhërin e kapterit se nga do tja mbanim..Të ngujuarit shihnin e kërkonin me ethe ndonjë fytyrë të njohurish, duke krijuar njëfarë syshqyerje të trëmbur. Pas pak sekondash m’u ravijëzua një fizionomi e njohur, paksa e rrudhur e si e përcëlluar nga dielli. E njoha! Ishte Viktor Stratobërdha, regjisori i parë profesionist i filmit shqiptar, që dukej sikur përsëriste pyetjen e tij enigmatike:”Përse kështu?”,”Përse kështu!”,”Përse kështu?! Ai vuri të dyja duart në kokën e qethur. Kapteri bërtiti dhe na shtyu drejt kapanoneve prej pupuliti, ndërsa mua më erdhën nëpër mëndje ato katër minuta sekuencash filmike!…Të filmit të parë artistik shqiptar, ku regjisori Stratobërdha,- ish partizani i moshës më të re, i sapo diplomuar në Institiutin e Lartë Kinematografik të Moskës, që ishte shprehur me guxim kundra rymës. Vetëm me kater minuta film, ta marrë dreqi ta marrë!Duke spikatur në gjërat më të thjeshta të etikës qytetare:përse një burr i vrazhdët nuk i lëshon vëndin një gruaje me fëmijë ndër duar në autobuz? Së dyti, përse një i mitur i afrohet një të moshuari për të ndezur cigaren? Si edhe përse u dashka që njerëzia të shtyhen e të dërmohen se kush të hypte i pari në autobuzin urban?!
O Pikë e Zezë! Për këtë film bardhë e zi, sipas një skenari të Dionis Bubanit me titullin: “Për të qeshur e për të qarë”, ku mplekseshin katër skeçe të Estradëe se Tiranës, që Viktori i xhiroi në natyrë dhe i kompozoi thjeshtë e bukr, duke sfiduar kështu sjelljen primitive, të pa kulturuar të njerëzve, u ngritë kunder regjisorit të parë Shqiptar, asistentit te Sergei Jutkeviçit, regjisoit kryesor në filmin “Skëndërbeu”,-një film madhor,- me të cilin Stratobërdha mbrojti edhe diplomën si regjisor, – një stuhi e tmerrshme, “brënda një gote me ujë”! Satira qe e mprehtë, po e drejtë dhe edukative. Normale. Si një shaka e sipër! Po partiakët u tërbuan dhe e anatemuan ashpër partizanin e vogel Beratas, që nuk e kurseu as jetën e vet per idealet qe ëndërronte. Sapo i’a kishin vrarë ëndrrën e parë që ofronte arti i tij i dashur! Po ky djal i ri dhe i kulturuar, që sapo kishte nisur të luftonte për një emancipim të vërtetë shoqëror dhe për etikën qytetare të njerëzve, do ta ngrinte zërin me kurajo qytetare e guxim edhe një herë ballazi, karshi Enver Hoxhës , në Konferencën e Partisë së Tiranës në vitin 1956, duke shtruar pyetjen tjetër: “Përse media Shqiptare nuk publikon gjëndjen e vërtetë të njerëzve? Dhe, sa shpenzojnë antarët e Komitetit Qëndror të Partisë në dyqanet e tyre në Bllok?!”
Dallga e zëmërimit u bë edhe më e fortë. Ulërritëse. Dhe menjëherë rra një heshtje e zymtë…Regjisori Viktor Sratobërdha, për të cilin shteti shpenzoi që të bëhej kuadro drejtuese në Kinostudjon “Shqipëria e Re”, për zhvillimin e mëtejshëm të Artit Shqiptar, përjashtohet menjëherë nga Partia dhe dërgohet në Berat që të merrej me punët kulturore. Si “hapi i parë i syrgjynosjes”! Mirëpo, aty ai do të rrëfentë se ishte, po ashtu një regjisor me guxim e talent bashkë, duke ngritur një trupë estrade të tipit të varjeteve gazmore, ku rolin kryesor do ta kishte fjala e muzikuar, parodia e kupleti, si edhe ana vallëzuese e artistëve amatorë. Ai krijoi kështu , me durim, një trupë profesioniste. Shfaqjet e tij kishin karakterin e një vodevili të këndshëm, po edhe me një satirë shpotitëse. Dhe përsëri regjisori i ri do të anatemohej për “mos pasqyrim të realitetit” , nga injorantët partiak dhe nga çensura e tyre dogmatike, rreth të ashtuquajturës ” dominim të anëve pozitive të njerëzve tanë të rinjë ,të edukuar nga partia, me frymën e partisë!”. Këmbanat e vdekjes po binin! Rrjedhimisht, dërgohet në prodhim dhe prej andejë, do të burgoset si element anti-parti, me 8 vjetë heqje lirie!……
Në ditët e zeza të “riedukimit tonë” do të kisha rastin të takoheshim me Viktorin, vetëm kur ai kthehej nga puna e detyruar, për ndërtimin e pallateve të banimit, në qytetin e ri të Ballshit. Regjisori i filmit “Skendërbeu” dhe i Estradës së Beratit ishte shëndrruar në një puntor ndërtimi , duke bërë llaçin e duke transportuar materjalet e ndërtimit në katet e sipërme të pallateve që ndërtoheshin atje nga të burgosurit politikë. Duart e tij qenë buhavitur e çarë vënde vënde e ne ballin e gjërë të tij ravijëzoheshin brazdimet e vuajtjeve.Mundohej të buzëqshte e të thoshte:”Jaa, kështu”, pa e shtytur fjalën më tejë, duke parë anash se mos na dëgjonte dikush tjetër, që po flisnim për fatin tonë të mjerë e për “gurët që rrokulliseshin nga mali mbi shpinat tona”…Këtij njeriu i ishte shuar buzëqeshja e atyre ditëve të para, tek xhironte filmat e tij të parë dokumentarë: “Pushime të gëzuara” dhe “Urime, shoku student!”. Ndërsa titulli i filmit “Përsse kështu?!” do t’i mbetej në mëndje e nëpër buzë, si refreni i një kënge-preludi, që nuk u këndua deri në fund…Kokëqethuri Stratobërdha vihej në rresht që në orët e para të mëngjesit, zbriste nga retë e zeza që “villte” Rafineria e Naftës, ecte me çizmet e grisura nëpër baltovinën e Ballshit, për tu marrë me “llaç e tulla” gjithë “ditët e Perëndisë”, këtu ku e kishin dërguar atë, mua e të tjrërët, që “flisnim paksa më tepër” se të tjerët që kishin “blerë dryna për mbylljen e gojës!”. Nga mbrapa kishim përhere grykat e kallashnikovëve që vinin me bollëk nga vëndi ku ky njeri kishte mësuar A.B.C-ën e filmit! Një “FAT” i mbrapsht! Kishte lindur në muajin maj në Korçe në vitin1925, kishte mësuar në Rusi të bënte filma, po vuante skëterrën “riedukuese” këtu në Ballsh dhe do te vdiste në Kanada, po në maj, në muajin e luleve, pasi ishte rropatur i brengosur në vëndin e tij e nëpër BOTË, për 40 vite, për ato katër minuta film në celuloid, si kishte bërë edhe një fotografi me robat e burgut, në vitin 1988, në ditën e lirimit të tij dhe, si kishte ikur,”nga sytë këmbët” deri në tokën greke, nëpër përrenjë e male, per të qënë i lirë, më së fundi, deri në Kanadan e largët e aty të vdiste , si njeri i lirë, po në muajin e luleve të pranverës, 22 vite më parë….
Athinë , në ditët e prillit, para pashkëve të vitit 2022!
Burimi/Facebook

Leave a Reply