Sot kryeministri shqiptar thoshte se “Cila diktature te prish shtepine dhe te jep nje shtepi tjeter”!? Duke mbrojtur aktin barbar te tij per prishjen e shtepive te lagja 5 Maji ne Tirane!Diktatura ka prish shtepi dhe te pastrehet i ka derguar ne shtepi tjera pa deshiren e tyre. As nuk ka pyet per ta. I ka marre me kamione dhe i ka derguar ne banesat e padeshiruara prej tyre! Diktaturat internojne njerez, I marrin nga shtepia dhe i dergojne ne kasollet e fshatrave, ku ato e shohin te arsyeshme! Diktaturat kane nxjerre njerez nga shtepia ne vitet e para pas Luftes se Dyte Boterore dhe ne to kane futur opingen!Kjo e fundit po ndodh me lagjen 5 Maji. Shqiptaret po nxirren nga shtepite e tyre, jo per te fut ne to opingare te tjere te atij lloji si ne vitin 1945. Por per te pasuruar te pasurit, pra per interes te “opingareve” milionere e miliardere, te cilet ndajne parate e pasurite e tyre me pushtetaret!
Diktatura e sotme te nxjerr jashte ne dimer e te le ne ngrice. Pastaj te thote se do ta gjeje nje strehe dikur, diku, ku ajo e sheh te arsyeshme! Diktatura e sotme ta merr taksen e pasurise e te baneses per me shume se dy dekada e ne fund te thote se “Kete shtepi e ke pa leje”! Diktatura e sotme te merr zvarre edhe nese je mbi 80 vjec! Diktatura e sotme eshte e pameshirshme, njesoj ose me shume se diktaturat e djeshme! Pra diktatura eshte ajo qe te dhunon e me pas te thote “mos qaj”, te nxjerr ne ngrice e me pas te thote “mos u dridh nga te ftohti”!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply