Jonny dhe Anxhi kanë bërë 6 takime bashkë gjatë rrugëtimit të tyre në “Love Story”, por dy javët e fundit ai ka zgjedhur Rominën.
Pas kësaj situate Anxhi ka kërkuar sot nga produksioni që ajo të largohet nga programi.
Anxhi: Sa të vërteta janë fjalët që më ke thënë?
Jonny: Çdo moment ka qenë real. Jam njeri, edhe gaboj, nuk jam perfekt si askush në këtë botë. Nuk kam gënjyer asnjëherë.
Anxhi: Unë mendoj se një puthje nuk duhet ta kushtëzojë dashurinë. Ti e di që unë jam e rezervuar, konservative, kam dashur të shoh rezistencën tënde që nuk je njësoj. Të uroj shumë fat dhe shpresoj të gjesh atë që do, por jam e bindur që do zhgënjehesh. Më vjen shumë keq, por unë dua të dal nga programi. Ju kërkoj ndjesë, sepse nuk kam lajmëruar asnjë njeri. Unë nuk kam asnjë interes për djemtë e tjerë, Kristin dihej që në fillim. Duke qenë se ti po përjeton një histori dashurie me Rominën unë jam e tepërt këtu.
Jonny: Nuk është e vërtetë… Nuk je pengesë…
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply