Ministri i Drejtësisë, Xhafer Ypi, u vra gjatë bombardimeve greke më 17.11.1940 teksa gjendej në fshatin e tij Starje të Kolonjës. Ceremonia e varrimit të tij u zhvillua në Kryegjyshatën Bektashiane në Tiranë (në sfond dallohet varri i Naim Frashërit). Tre personat kryesorë që nderojnë janë në qendër të fotos:Kryegjyshi Sali Njazi Dede (1876-1941), kryeministri Shefqet Vërlaci (1878-1946) dhe mëkëmbësi Fracesco Jacomoni (1893-1973). Në ceremoni folën ministri i Arsimit Ernest Koliqi dhe kryetari i Gjykatës së Diktimit, Andrea Saatçi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply