Në oret e para të ditës së sotme, antarët dhe Kryesia e shqates “Alba – Dansk” , nëpërmjet shtypit dhe medias në internet , si dhe nga informata nga miq e shokë të tyre, u informuan , per tragjedinë e ndollur , në Bullgari, ku një autobuz i agjenësise “BesaTrans”, me qendër në Shkup, gjatë një kthimi, nga Stambolli , kishte shpërthyer në flakë, diku rreth ores 02 – 03 te mëngjezit të së martës, ku nga ky shpërthim zjarri, kishin humbur jetën 46 udhëtare nga 53 pasagjerë që kanë qëne në autobuz . Shtatë nga pasagjerët , kishin thyer xhamin e pasëm të autobuzin dhe kishin dalur jashtë . Në këte tragjedi kishin humbur jetën 10 pjesëtar të së njëjtës familje, si dhe një familje komplet, burrë e grua dhe dy fëmije binjakë nga 4 vjecar . Kane ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes , policia bullgare dhe ve¨te kryeministri bullgar ku ështe shprehur , që një tragjedi të tillë nuk kish parë ndonjëherë të kësaj përmase . Menjeherë të lenduarit janë dërguar në spitalet e Bullgarisë për tu dhënë ndihmën e parë . Ndërsa kanë mbërritur edhe përfaqësues nga qeveria e Maqedonisë, si dhe prokurorja , ku së bashku me specialistët , po bëjnë ekspertizën e nevojshme. Thuhet se pjesët e trupave të persoave që kanë humbur jetën, do të percillen në Maqedoni , në ditët në vazhdim.
Shoqata “Alba – Dansk” ju shpreh ngushllimet të gjithë familjarve të viktimave dhe ju gjindet pranë në këto momente të vështira , për humben e jetëve të njerzve të tyre të dashur. Pushofshin në parajsë !
Për Kryesinë e Shoqatës “Alba – Dansk”
K R Y E T A R I
( Arben Hoxhaj )
Danimarkë me datën 23 nentor 2021


Leave a Reply