Prej kohësh Ilir Meta ka zhveshur kostumin e presidentit dhe është hedhur në sulm për të mbajtur në jetë partinë e tij, LSI e cila aktualisht drejtohet nga bashkëshortja.
Ai ka hyrë në fushatë me gjithë Arsenalin e tij, ashtu si vetë ky i babëzituri i Presidencës di të bëjë. Meta ka zbarkuar në Lezhë, ku është takuar dhe ka vijuar fushatën me kandidatin e pestë të listës së LSI-së, të famshmin Ded Ndreca.
Takimet e ndryshme me qytetarët, sulmet ndaj Qeverisë e çdo tentativë tjetër e Metës ishte një sinjal i qartë se ai po shkelte Kushtetutën. Sondazhet po nxjerrin çdo ditë e më shumë një LSI që tkurret dhe që po prek fundin. Duket se kjo situatë e ka tërbuar Presidentin dhe kryetarin e LSI defacto duke shtuar “energjitë” për të marrë sa më shumë vota në 25 Prill.
Që Meta është i gatshëm të provojë çdo lloj skenari për pushtet këtë e dinë të gjithë, por që ta kthente një institucion të rëndësishëm siç është ai i Presindecës në një zyrë konsulencë për LSI, kjo është e pa pranueshme.
Burimi//CNA.al
Leave a Reply