Çudirat dhe çmenduritë e Ilir Metës gjatë qëndrimit të tij në Presidencë nuk kanë të sosur.
Përveç skandalit me nënshtetësit, ai ka nisur ehde fushatën e dekoratave, duke thyer rekord dhe duke ia kaluar edhe paraardhësve të tij, Bujar Nishanit dhe Bamir Topit sëbashku.
Një veprim sa i ulët aq edhe ironik, ku titujt për Metën janë thjeshtë vota për LSI dhe asgjë më tepër.
Jo vetëm që nuk ngeli asnjë këngëtar, artist, poet e çdo profesion tjetër pa marrë dekorata, ditën e sotme Meta ka nderuar restorantin “Fresku”, si restorantin më të mirë në Tiranë për cilësinë e mishit.
Si duket, Meta ka ngelur i mahnitur nga ushqimi që ka ngrënë në këtë restorant, por ende nuk ka vlerësuar asnjë restorant në Gjirin e Lalzit për cilësinë e peshkut.
Presidenti njihet si një adhurues i madh i mishit dhe pijeve alkoolike, ndaj mos u habisni nëse kreu i shtetit do të dekorojë ndonjë bar për cilësinë e rakisë, meqë vjen nga Skrapari.
Burimi/CNA.al
Leave a Reply