Në kuadrin e takimeve që LSI e Qarkut Shkodër të kryesuar nga z.Agron Çela dhe grupi i tij i punës kanë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve me grupe sociale apo përfaqsi të sektorëve të ndryshme komunitare, për tu njohur jo thjeshtë me nevojat dhe hallet e komunitetit, por edhe për të diskutuar mbi mundësit e daljes nga situata apo gjetjes së një rruge që çojnë në zgjidhjen e problemeve, u realizua edhe takimi me përfaqësues të artit dhe kulturës së Shkodrës e jo vetëm.
Pas takimit që ky ekip zhvilloi me shkrimtarët, në Grand Hotel Europa u zhvillua një tjetër takim me artistët e Teatrit “Migjeni” si i vetmi teatër në Shqipëri i vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, ku kishte në fokus diskutime që lidheshin me problematika të cilat ishin akumuluar ndër vite nga keqmenaxhimi politik, duke e zhytur këtë sektor në kushtet e një mbijetese, gjë që për artin dhe kulturen nënkupton regres të theksuar social dhe kulturor, aq më tepër për Shkodren e njohur ndër shekuj si djepi i kulturës.
Ky takim, i cili në vemendje kishte një transparencë të plotë me biseda shoqërore e diskutime si bashkëudhtar, jo thjesht si me një lider politik, por edhe si një biznesmen produktiv dhe donator dorë lëshuar në mbështetje të artit dhe kulturës ndër vite, duke zevendësuar deri edhe institucionet, të cilat kanë detyrime.
Ndër të tjera pati shumë falenderime në adrese të z.Çela, gjë që me modesti ai i quajti si detyrim moral për qytetin e tij.
Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë meritojnë për ftesen time edhe znj. Linda Kavaja, tashmë kandidate për deputete e LSI dhe kordinatori për kulturë e sport Agron Isufi.
Burimi/Facebook
Leave a Reply