Me LIDHJEN FORT TE SHEJTE TE LEZHES,shënjohet nji hap ma tieter në luftën kundra osmanve ,shënjohet nji organizim i saj.Tashma ishte e kjartë ndër fisnikët arbën e ato europianë se lufta mund të bahej vetëm prej nji grupi fuqish, të lidhuna mes tyne.Këtë lidhje do t’ synonte edhe Gjergj Kastrioti,nji aleancë të mrendshme.Për ket u thirr në fillim të vjetit 1444 prej Gjergj Kastriotit nji kuvend ne qytetin e Lezhës..
Po kështu vendimet qi u morne giatë Lidhjes,si zgiedhja e Gjergj Kastriotit si kapiten i përgjithshëm,bile simbas Martin Segonit “ai u quejt prej popullit Mbret” (po ashtu edhe formimi i arkes se Lidhjes e i ushtrisë se saj),vendosja e Krujës si kryeqendër e formimi i simboleve të Lidhjes,aktet e nxjerrja prej saj etj,na shtyjnë me mendue se “Lidhja e Shenjtë e Lezhës”,kishte marrë formën e nji shteti.Gjergj Kastrioti në ket periudhe na shfaqet jo vetem si drejtues ushtarak por edhe si nji politikan i mirëfilltë i kohës.Arbnia e kohes se Gjergj Kastriotit na paraqitet si nji shtet serioz,i konsoliduem edhe me nji reputacion bajagi pozitiv në Europen e kohës,gja e cilla dishmohet prej shume dokumentave e shkembimeve kredencialesh mes Gjergj Kastritotit e sovranve europiane.Mbretnite europiane te kohes e shikjonin Arbnine si nji shtet të randsishem me kahje perendimore e rezistence anti osmane si nji mbrojtje jetike per qytetnimin perendimor.Kete gja Arbnia e vertetoi edhe permes luftes qi bani per dekada me rradhe..Per randesine qi pati e ka ky Kuvend i mbajtun me 2 Mars 1444 ne Lezhe,ku per here te pare formohet mirfilli nji strukture shtetnore ku bashkohen pjesa ma e madhe e familjeve pricnore arbnore nen nji zot te vetem,per mbrojtjen qi i bani Arbnisë e Europes e vlerave te perbashkta….2 MARCI DUHET ME KENE FESTE KOMBTARE.
Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes/Florian Hoti


Leave a Reply