I shtyrë nga një debat i mbrëmshëm mbi shtrirjën e gjuhës dhe antroponimisë së shqiptarëve. Këto më poshtë janë disa të dhëna që mund të ju duhen :
Në një dokument të vjetër të Dubrovnikut, shkruar më 1285, thuhet se “Lingua Albanesesca” ishte e shtrirë deri në periferinë e saj.
Sipas Demetrio Francos (alb. Dhimiter Frangut), i cili ka jetuar në atë kohë, urdhëri i Skenderbeut për sulm bëhej në shqip, me fjalën “Embetha” (Mbë ta)
Antroponimia arbërore në regjistrat e shekullit të XV, shfaqet që nga fshatrat në lindje të Manastirit e Kosturit deri mbi Tivar.
Sipas Frat Kurbinit, me 1638 në manastirin e Deçanit, flitej edhe shqip.
Në një krisobulë të Manastirit të Arhangjelit , me 1348, flitet për prezencë të fshatrave arbërore në veri të Prizrenit.
Në një dokument fetar të Stefan Deçanskit me 1330, thuhet se shqiptarët, të plotësuar nga vllehët, popullojnë gjithë zonën nga lumi Lim deri në rrjedhën e Drinit të Bardhë.
Në regjistrin osman të vitit 1591 në Janjevë regjistrohet “mahala Arbanas”
Në kodin juridik të Stefan Dushanit në shekullin XIV, “arvanasi” përmendën si grup kompakt etnik brenda territoreve të tij.
Në kartën e manastirit tê Banjskos më 1313-1314 përkrah 444 emrave ortodoksë dhe sllavë figurojnë edhe 117 emra individesh parasllavë, që mund të ndërlidhen me shqipën.
Sipas Pjetër Bogdanit, qyteti i Prizrenit në shekullin XVII kishte në përdorim gjuhën shqipe.
Sipas Evlya Celebi, në shekullin e XVII, në qytetin e Vushtrrisë flitej vetëm shqip dhe turqisht. Gjuha sllave nuk ndeshej.
Në regjistrin e sanxhakut të Vuk Brankovicit në fillim të shekullit të XV, gjurmë arbërore kishte edhe në periferinë e Nishit, siç është rasti i fshatit Arbanas
Dhe shumë të dhëna tjera.
Burimi/Facebook/Genc Prelvukaj


Leave a Reply